Vëzhgim

Themeluesit e Twitter paraqesin projektin për inkubator

Aug 24 2011
0 Shpërndarje
Themeluesit e Twitter paraqesin projektin për inkubator

 

Projekti i parë i ndërmarrjes është Lift, një “aplikacion për hapjen e potencialit njerëzor nëpërmjet përforcimit njerëzor” shkruajti Stone në një postim në blog të tilluar “Potenciali i Hapjes”.

“Është e rëndësishme që kurrë të mos e mashtrojmë vetveten në mendimin që teknologjia mund të ndryshojë botën” shkruan Stone. “Njerëzit janë përgjegjës për ndryshim – teknologjia vetëm ndihmon.

“Plani ynë është që të ndërtojmë diçka të jashtëzakonshme së bashku” shkruan Stone. “Obvious Corportaion do të ndihmojë skuadrën e talentuar Lift me strategji, dizajn, financim, përgjithësim të rekrutimit, ne do të jemi të dobishëm kurdo që është e mundur”.

Lift tani është në fazën private alfa, por faqja i fton njerëzit për t’u regjistruar për të marrë informata kur të jenë të gatshme.

Së bashku me CEO-n e rrjetit Twitter, Evan Williams, dhe themeluesin e produktit Twitter, Jason Goldman, Stone lajmëroi në qershor që treshja ishte duke u formësuar për të rifilluar ndërmarrjen Obvious Corporation për të zhvilluar “sisteme që i ndihmojnë njerëzit të punojnë së bashku për të përmirësuar botën”. Obvious ishte ndërmarrja që Willimas e formoi pasi që kjo treshe doli nga Google në vitin 2003 për të blerë ndërmarrje të dështuara, duke përfshirë Twitter-in, nga investitorët në një projekt./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>