Lajmet

Things Lab, laboratori i teknologjisë në Tiranë

Nov 21 2014
0 Shpërndarje
Things Lab, laboratori i teknologjisë në Tiranë

DSC_9696PC World Albanian dëshiron t’ju bëjë me dije në lidhje me hapjen e një laboratori të ri teknologjik, i cili është themeluar në Tiranë me ndihmën e entuziastëve të teknologjisë e kompjuterëve. Kjo iniciativë filloi me qëllimin kryesor të krijimit të një ambienti ku çdo të interesuari rreth elektronikës, programimit, dizajnit e fushave të tjera ti jepet mundësia të mësojë, krijojë dhe ndajë gjëra. Siç ishte lajmëruar, Thing Lab e hapi “Hello, world” ditën e mërkurë më 19 nëntor, duke organizuar edhe një event.

Eventi u mbajt në vendin e ndërtuar së fundmi nga iniciatorët, që në këtë mënyrë të vlerësohej dhe puna që këta të rinj kishin bërë për krijimin e një vendi shumë të këndshëm. Në këtë event merrnin pjesë shumë të ftuar dhe duke qenë se Things Lab vjen gjithmonë duke u rritur e përmirësuar. Ju mund të merrni të rejat më të fundit nga ky laborator në faqen zyrtare http://www.thingslab.cc/ apo edhe në rrjetin social Facebook https://www.facebook.com/ThingsLabTirana. Things Lab është gati edhe për evente të tjera, prandaj mos e humbisni rastin e sigurohuni që nuk do të mungoni në to. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>