Harduer

ThinkPad 2, tableti i kompanisë Lenovo del në shitje

Dec 21 2012
0 Shpërndarje
ThinkPad 2, tableti i kompanisë Lenovo del në shitje

Të gjithë prisnim që Lenovo ThinkPad Tablet 2 të fillonte shitjet në muajin tetor, ashtu siç ishte premtuar gjatë prezantimit të tij.

Megjithatë, tableti iu nënshtrua disa përmirësimeve të tjera dhe data e shitjes u shty për më vonë.

Mesa duket, tashmë pritjes i ka ardhur fundi. Tableti me Windows 8 është gati për shitje.

Çmimi fillestar, ashtu siç ishte premtuar, do të jetë 649 $ për versionin 64 GB, pa llogaritur 30 $ që duhet të shpenzoni nëse mbani shumë shënime e ju duhet lapsi dhe ekrani dixhitalizues.

Tableti ka ekran 10.1 inç dhe rezolucion 1366 x 768

Versioni 729 $ vjen me Windows 8 Pro dhe i dedikohet më tepër institucioneve. Ky tablet mund të jetë një nga dhuratat më interesante të minutës së fundit.

Gjithsesi, nëse bëni porosinë këto ditë, Lenovo vlerëson se koha e nevojshme për të marrë tabletin do të zgjatet përtej vitit të ri, duke llogaritur përafërsisht datën 7 janar. Tableti ka ekran 10.1 inç dhe rezolucion 1366 x 768. (PCWorld Albanian)

ThinkPad 2

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>