Lajmet

Thirrjet me zë në WhatsApp tani të disponueshme për të gjithë

Mar 31 2015
0 Shpërndarje
Thirrjet me zë në WhatsApp tani të disponueshme për të gjithë

whatsapp_ios-100247043-gallery-100527621-gallery

Nëse keni qenë duke pritur me padurim ardhje e thirrjeve me zë në WhatsApp, tani ajo është bërë një realitet. Çdo përdorues i aplikacionit të kësaj platforme komunikimi mund të vërë duart mbi këtë veçori të shumë kërkuar e cila të themi të drejtën gjatë kësaj kohe testimi ka qenë mjaft e kufizuar.

Thjesht ju duhet të keni të instaluar versionin më të fundit të aplikacionit. Këtë aplikacion mund ta shkarkoni nga uebsajti i WhatsApp ose ndryshe të prisni për numrin 2.12.19 të versionit të shfaqet në Google Play Store. Po flasim për aplikacionin Android të platformës ndërkohë që akoma nuk kemi një informacion lidhur me disponueshmërinë në platformat tjera si iOS, Windows Phone apo Blackberry OS.

whatsappcalls-100576395-medium

Me këtë lëvizje të re të WhatsApp, platforma e komunkimit në pronësi të Facebook sapo i është bashkuar shërbimeve të tjera të ngjashme që ofrojnë thirrje falas në Android. Facebook gjithashtu ofron këtë veçori edhe në aplikacionin e saj Messenger të cilin po përpiqet ta shndërrojë në një platformë të fuqishme komerciale. Por mos harroni as Google Hangout. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>