Lajmet

Thirrjet zanore të WhatsApp kanë mbërritur edhe në telefonët BlackBerry 10

Apr 29 2015
0 Shpërndarje
Thirrjet zanore të WhatsApp kanë mbërritur edhe në telefonët BlackBerry 10

whatsapp-genericEdhe thirrjet zanore përmes WhatsApp kanë qenë të disponueshme për një kohë të gjatë në versionet beta të aplikacionit, versioni zyrtar tashmë ka mbërritur edhe në botën BlackBerry dhe saktësisht tek përdoruesit e telefonëve BlackBerry 10. Thirrjet zanore janë tashmë të disponueshme në Android dhe iOS ndërsa në Windows Phone akoma asnjë fjalë.

Por përditësimi më i fundit sjell edhe një numër të konsiderueshëm përmirësimesh dhe rregullimesh. Krahas thirrjeve zanore, në aplikacionin WhatsApp për BlackBerry 10 do të mund të kërkoni edhe mesazhet individuale krahas kontakteve dhe bisedave. Gjithashtu aplikacioni sjell një shkallëzim më të mirë çka do të thotë se ndërfaqja e tij përshtatet më mirë me BlackBerry 10.3.

Këto janë ndryshime kryesore në këtë version dhe nëse keni përdorur versionin Beta më parë atëherë aplikacioni zyrtar do e zëvendësojë atë. Mjafton të kërkoni në dyqanin e aplikacioneve BlackBerry World për WhatsApp dhe ta instaloni. (PCWorld Albanian)

Shkarkoni WhatsApp për BlackBerry 10

Lajmet e fundit>