Softuer

Thirrni miqtë tuaj në Facbeook pa pagesë, përmes Vonage Mobile

Aug 4 2010
0 Shpërndarje
Thirrni miqtë tuaj në Facbeook pa pagesë, përmes Vonage Mobile

Ky aplikacion iu mundëson përdoruesve që të bëjnë thirrje pa pagesë tek njëri tjetri anembanë botës. Thirrjet mund të realizohen drejtpërsëdrejti nga lista e miqve dhe me një prekje të vetme.

Ky aplikacion ofrohet për pajisjet iPhone, iPod Touch dhe Android, dhe funksionon përmes rrjeteve Wi-Fi apo rrjeteve mobile në shumë vende të botës. Aplikacioni importon kontaktet e juaja nga Facebook dhe më pas fotografia e profilit të mikut tuaj dhe statusi i tij shfaqen në ekranin e pajisjes suaj.

Aplikacioni është paraqitur gjatë ditës së sotme në App Store, Android Market dhe në faqen e Vonage në Facebook. Përdoruesit që dëshirojnë ta përdorin këtë aplikacion duhet të vendosin vetëm një herë ID-në e tyre nga Facebook dhe fjalëkalimin, dhe që të gjithë miqtë e tyre që kanë këtë aplikacion do të kenë një logo Vonage afër emrit të tyre. Për tu realizuar thirrjet duhet që të dy palët të kenë këtë aplikacion, i cili do të funksionojë edhe nëse nuk është i lëshuar.

Vonage ka premtuar të zgjerojë shërbimet e saja duke përfshirë edhe integrimin e shërbimeve me mesazh dhe zë, megjithëse detajet në këtë moment janë të pakta.

Lajmet e fundit>