Harduer

Thorsten Heins: BlackBerry Z10 po shitet më shumë se sa pritej

Mar 7 2013
0 Shpërndarje
Thorsten Heins: BlackBerry Z10 po shitet më shumë se sa pritej

BlackBerry boss

Drejtori ekzekutiv i kompanisë BlackBerry (ish- RIM) sot përsëriti se shitja e modelit të tyre të ri BlackBerry Z10 po ecën me ritme shumë të mira dhe më shumë se që kishin pritur nga kjo kompani.BlackBerry Z10

Këtë pajisje po e blejnë shumë përdorues të platformave tjera. Të rikujtojmë se ky model kohë më parë doli në shitje në Kanada dhe Britaninë e Madhe, ku kjo markë ka gëzuar popullaritet shumë të madh.

Pajisja është e bazuar në sistemin plotësisht të ri operativ BlackBarry 10 i cili nuk ka asnjë lidhje me paraardhësit e tij. Shitjet në SHBA dhe vendet tjera në Evropë do të duhej të fillojnë gjatë këtij muaji.

Edhe pse BlackBerry Z10 ka arritur të marrë interesimin e një pjese të caktuar të publikut, shumë përdorues dhe fansa të pajisjeve klasike BlackBerry me tastierën e njohur fizike QWERTY po presin modelin Q10 i cili sipas njoftimeve të fundit nuk do të paraqitet në treg para muajit maj.

Se si do të ndikojë kjo vonesë në shitje është e vështirë për të thënë, mirëpo duke parë se prodhuesit e tjerë e kanë neglizhuar këtë koncept të pajisjes, me gjasë se nuk do të ketë probleme të mëdha. (PCWorld Albanian)

BlackBerry Q10

Lajmet e fundit>