Lajmet

Thyhen e-mailat e Shtëpisë së Bardhë

Jan 28 2009
0 Shpërndarje
Thyhen e-mailat e Shtëpisë së Bardhë

Nga raportet e publikuara bëhet e ditur se të hënën pasdite janë thyer e-mailat e Shtëpisë së Bardhë. Problemi u bë i ditur në ora 13:30, pasi sekretari për shtyp Robert Gibbs u kërkoi falje reporterëve, për dështimin e administratës për t’iu përgjigjur e-mailave. Emailat e Shtëpisë së Bardhë përdoren në serverë Outlook që duket të jenë sulmuar, megjithëse një gjë e tillë nuk është pranuar nga administrata.

Thyerja e e-mailave e ka turpëruar Presidentin e ri, fushata elektorale e së cilit pati përqafuar të gjitha format e teknologjisë; duke e përdorur atë me mjeshtri për të grumbulluar fonde, për t’i organizuar vullnetarët si dhe për shpërndarjen e informacioneve. Vetë Obama njihet se është shumë i dhënë pas celularit të tij BlackBerry.

Megjithatë, stafi i Obamas tani është i kufizuar të përdorë teknologji të vjetra si fotokopjuesit, në vend të e-mailave me bashkëngjitje  (atachment). Madje mediat elektronike dhe shtypi janë tallur me situatën e krijuar në Shtëpinë e Bardhë. “Na vjen keq djem, por të gjithë e-mailat e dërguar sot në adresë të Shtëpisë së Bardhë nuk janë pranuar sot, për arsye se Geoge Bush i ka thyer e-mailat para se ta lëshonte zyrën tij” –është shakaja e shkruar në Wonkette.

Lajmet e fundit>