Siguri

Thyhen tri uebfaqe serbe

May 23 2011
0 Shpërndarje
Thyhen tri uebfaqe serbe

Bëhet fjalë për një faqe ortodokse, e cila tani, nëse vizitohet paraqitet teksti Republic of Kosovo dhe dy fotografi. Poshtë fotografive është shkruar HACKED BY LIMI’HACK   dhe është paraqitur kërkesa që të njihet pavarësia e Kosovës dhe porosia: Mitrovica është Kosovë – mos ejani që të bisedoni për ndarjen e Kosovës. Kosova e Pavarur – Kosova është Shqipëri në gjuhën angleze. Me siguri që teksti është shkruar në anglisht për ta kuptuar sa më shumë njerëz porosinë e këtij sulmi.

Gjithashtu janë sulmuar edhe dy faqe të tjera serbe: një faqe për komunën e Pozhegës dhe një faqe të Manastirit të Pozhegës. E njëjta porosi si në faqen e parë ortodokse.

Këto sulme nuk paraqesin përpjekjet e para të shqiptarëve për të mbrojtur interesat kombëtare, andaj mund të themi se nuk janë edhe të fundit, qoftë këto përpjekje edhe në botën virtuale. Si duket, siguria e dobët është mjaft e përhapur në uebfaqet serbe, por edhe vetë shqiptarët janë mjaft të shkathët në fushën e teknologjisë.

Si duket, siguria e dobët është mjaft e përhapur në uebfaqet serbe, por edhe vetë shqiptarët janë mjaft të shkathët në fushën e teknologjisë.

Lidhjet për uebfaqet e sulmuara serbe janë:

http://duhovnik.org/
http://pozega.org.rs/
http://manastirgodovik.pozega.org.rs/

Lajmet e fundit>