Lajmet

Thyhet faqja e radiotelevizionit rus

May 9 2012
0 Shpërndarje
Thyhet faqja e radiotelevizionit rus

Në këto momente kur po shkruhen këta rreshte, nëse vizitohet faqja www.tvyanaul.ru, do të fillojë të lëshohet në prapavijë kënga “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, ndërsa në ballinë është logoja e grupit Kosova Hackers Crew, emrat e pjesëtarëve pjesëmarrës në sulm dhe porosia e lënë.

Emrat e pjesëmarrësve të sulm të shkruar me shkronja të bardha në faqe janë: UniHacker, AcK3rMan., bLacKc00d3R, MuLTiAcidi dhe aLphabeT. Poshtë emrave është vendosur një porosi në gjuhën angleze, që mbase është bërë për t’iu dhënë porosi të gjithë vizitorëve të kësaj faqeje të cilët mund të mos e kuptonin po të shkruhej porosia në shqip. Porosinë e vendosur në uebfaqen ruse po e shkruajmë në shqip:

#Porosi për njerëzit AntiShqiptarë
Ju mendoni që Kosova nuk është ende e pavarur
E keni gabim, sepse pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt të vitit 2008
Mitrovicën nuk e shesim, Mitrovica është e jona
Ne nuk duam paqe me ju, sepse ne i urrejmë sllavët.
Data e “17 Shkurtit” po afrohet për të bashkuar të gjithë shqiptarët
Amanet e kam prej shqiponjës ta ruaj vendin tim.

Nëse faqja kthehet në gjendjen normale dhe nuk arrini ta shihni se si është dukur kur është sulmuar, mund të klikoni këtu për ta parë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>