Lajmet

Thyhet rekordi i shkrimit më të shpejt të mesazheve me telefon

May 18 2014
0 Shpërndarje
Thyhet rekordi i shkrimit më të shpejt të mesazheve me telefon

textingrecordShumë persona mund të krenohen që janë në gjendje të shkruajnë mesazhe teksa janë duke ecur ose derisa janë duke qëndruar në një kafene, por një adoleshent ka arritur të dominojë – ai tani është zyrtarisht personi që më së shpejti në botë shkruan mesazhe. Duke përdorur aplikacionin për tastierë Flesky, Marcel Fernandes theu rekordin e vjetër botëror dhe u fut në Librin e Rekordeve Botërore Ginis.

16 vjeçari nga Brazili shkroi një paragraf prej 25 fjalëve në 18.9 sekonda më 25 prill. Rekordi paraprak mbahej nga Gaurav Sharma, i cili ishte një djalosh 15 vjeçar nga Sjetëll, që arriti ta shkruante të njëjtin parapgraf në 18.44 sekonda duke përdorur softuerin më të ri të Microsoft-it, Windows Phone 8.1, me tastierën Word Flow.

Fernandens, ndonëse është adoleshent dhe përdorues i madh i smartfonëve, nuk beson që është i varur nga shkrimi i mesazheve. “Që kur kam qenë fëmijë, unë gjithmonë i doja telefonat dhe ende i dua smartfonët sot,” tregoi ai për CNN. “Por unë nuk e konsideroj veten të varur në përdorim të smartfonëve, pasi që nuk e kaloj tërë ditën duke i përdorur ata.”

Themeluesi dhe CEO i Flesky-t, Ioannis Verdelis, nuk mund të ishte më i kënaqur. “Ishte në planin tonë të biznesit nga dita e parë që ta vendosim teknologjinë tonë për ta thyer rekordin,” tha Verdelis për Mashable. Për të provuar thyerjen e rekordit, kompania mbajti një garë që iu kërkoi përdoruesve të testojnë aftësitë e tyre në shkrim të porosive për ta sfiduar rekordin e vjetër. Ata pranuan qindra aplikime dhe në mesin e tyre ishte Fernandes.

Kompania, që e paraqiti versionin e aplikacionit të vet testues beta në Android dhe iOS në dhjetor të vitit 2013 dhe shkurt 2014, tejkaloi tastierën Word Flow të Microsoft-it. I lëshuar në muajin mars, Word Flow ishte njëra nga veçoritë më të mira për telefonat që përdorin Windows. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>