Analiza

Thyhet rekordi i transmetimit në një fibër të vetme me 43 Tbps

Aug 5 2014
0 Shpërndarje
Thyhet rekordi i transmetimit në një fibër të vetme me 43 Tbps

internet_opic_lights-100050155-largeUniversiteti Teknik i Danimarkës ka vendosur një rekord të ri botëror në transmetimin e të dhënave përmes një kanali të vetëm: 43 Tbps (Terabit) për sekond. Grupi pranë universitetit përgjegjës për shpejtësitë e larta të komunikimit optik ka bërë të mundur këtë transmetim. Ata thyen rekordin e vjetër që i përkiste Institutit të Teknologjisë së Karlsruhe në Gjermani me një marxhin 11 Terabit për sekond tha universiteti. Rrjetet më të shpejta janë të nevojshme për shkak të rritjes së volumit të trafikut në rrjetet celulare, rritjes së popullaritet të rrjeteve Wi-Fi, dhe rritja e pavarësisë në shërbimet Cloud.

Për të përmbushur kërkesat, rrjetet Metro dhe rrjetet qendrore, që ndërlidhin qytetet, shtetet dhe kontinentet, janë përmirësuar. Për shembull, rrjetet Metro pritet të përbëjnë 560 % të trafikut total nga fundit i vitit 2017 sipas prodhuesit të pajisjeve të rrjetit Alcatel-Lucent. Ditët e sotme shumica e rrjeteve qendrore përdorin një teknologji të quajtur DWDM  (Dense wavelength division multiplexing) për të rritur kapacitetin përmes kanaleve të shumëfishta në të njëjtën kohë kur secili kanal transmeton me një lazer të ndryshëm.

Gjithsesi, ky Universitet donte të tregonte se sasi të mëdha të të dhënave mund të transmetohen përmes një fibre optike të vetme duke përdorur vetëm një kanal ose lazer. Duke përdorur një kanal të vetëm rezulton në konsum më të vogël të energjisë, një faktor që ofruesit duhet të kenë shumë në konsideratë kur të zhvillojnë rrjetet e gjeneratës së ardhshme citon grupi kërkimor. Universiteti nuk është i vetmi që vendos rekorde të tilla. Javën e kaluar, Alcatel- Lucent ka dërguar të dhëna prej 7.2 Terabit për një fije fibre të sistemit të fibra nënujore Apollo South, që ndërlidh Francën me SHBA-në. Distanca e transmetimit ishte 6500 km dhe sistemi ka përdorur 80 kanale secili me kapacitet 100 Gbps. (PCWorld Albanian)

 

Tags >

internet
Lajmet e fundit>