Harduer

Thymio i prezanton fëmijët me robotikën

Apr 20 2013
0 Shpërndarje
Thymio i prezanton fëmijët me robotikën

femiet robotTi afrosh fëmijët me robotikën tani është më e thjeshtë se më parë. Një numër platformash ofrojnë një paraqitje me subjektet si Thymio, që shfaqen edhe brenda klasave.

Thymio vjen nga Zvicra, ku u krijua nga Instituti i Teknologjisë Lausanne. Nuk është krijuar për të ecur, apo për të bërë veprime njerëzore.

Programi është dizajnuar për të qëne i lehtë, por fëmijët që kanë talent mund të programojnë nëse munden. “Thymio ka gjuhën e tij grafike ku thotë: nëse ndodh kjo gjë bëje këtë”, -tha Sharon Marzouk, krijues i “fëmijëve” teknologjikë që përdorin Thymio nëpër shkolla.

“Nëse klikon do të shohësh që është një gjuhë programimi vizuale. Pas asaj ekziston një kod real programimi, dhe gjithashtu ofrohet mundësia për të mësuar mbi të. ”

Thymio vjen bashkë me një mikrofon dhe me bokse, matës presioni dhe temperature, shtatë tipe sensorësh të ndryshëm dhe një 39 LED që mund të përdoret si sinjalizues. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>