Lajmet

Tim Berners-Lee: E ndërtuam uebin si një platformë ku njerëzit mund të “bënin mirë”

Apr 11 2017
0 Shpërndarje
Përkundër, uebin sot e kanë pushtuar ide negative veçanërisht në rrjetet sociale, tha ai, duke theksuar gjithashtu rrezikun që i kanoset sigurisë. Tim Berners-Lee: E ndërtuam uebin si një platformë ku njerëzit mund të “bënin mirë” Photo Source: Reuters

World Wide Web duhet të rishqyrtohet nga e para në mënyrë që të parandalohen përgjimet dhe shpërndarjet e ideve të çmendura në rrjetet social u shpreh Tim Berners-Lee.

Berners-Lee, një shkencëtar Britanik i cili spiku Web si një platformë në 1989, tha se qëllimet e tij ishin që uebi të shërbente si një platformë ku njerëzit mund të “bënin mirë” dhe ndanin ide me njëri tjetrin siç është rasti i Wikipedia.

Përkundër, uebin sot e kanë pushtuar ide negative veçanërisht në rrjetet sociale, tha ai, duke theksuar gjithashtu rrezikun që i kanoset sigurisë.

TË NGJASHME >

“Ne duhet të rishqyrtojë mënyrën sesi ndërtojnë shoqëritë tona nisur nga këto uebfaqe,” tha Ai gjatë Samitit Fintech, Innovate Finance.

“Si ka mundësi që disa negative rezultojnë më të suksesshme sesa idetë konstruktive? Kështu e kemi ndërtuar uebin?”

Media sociale u bë një temë e nxehtë vitin e kaluar  falë zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe referendumi Britanik. Nisur nga impakti u arrit në konkluzionin se duhej një strategji e re.

“Ekziston nevoja për një analizë të tellë në efektet që uebi ka në shoqërinë tonë,” tha Berners-Lee. “Nuk duhet të lejojmë krijim e çfarëdo rrjeti social.” /CIO Albanian

Lajmet e fundit>