Harduer

Tim Cook: Apple mund të mos nxjerrë asnjë produkt të ri deri në vjeshtë

Apr 25 2013
0 Shpërndarje
Tim Cook: Apple mund të mos nxjerrë asnjë produkt të ri deri në vjeshtë

apple produkteShefi ekzekutiv i Apple Tim Cook lajmëroi të martën se kompani e tij nuk do të nxjerrë asnjë produkt të ri deri në vjeshtë.

“Grupet e punës po punojnë me risi të reja në harduerë, softuerë dhe shërbime që mezi presim ti prezantojmë duke filluar nga vjeshta e këtij viti dhe përgjatë vitit 2014”, tha Cook. Këto muajt e fundit janë dëgjuar thashetheme se Apple mund të nxjerrë iPhone-n e ri këtë verë, por mesa duket mbas deklaratave të fundt të Cook, ky informacion nuk mund të konfirmohet.

Nëse kjo gjë është e vërtetë do të jetë shumë zhgënjyese jo vetëm për përdoruesit, por gjithashtu edhe për investitorët. Kanë kaluar rreth 6 muaj që kur kompania Apple mbajti eventin e saj për lançimin e produktit të ri, iPad Mini.

Me mungesën e prezantimit të produkteve të reja në horizont, investitorët dhe analistët po spekulojnë mbi rënie të aksioneve të kompanisë. Vlera e aksionit të Apple ra nga 600 $ kur u prezantua iPad mini në 400 $ këtë muaj. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>