Harduer

Tim Cook: Apple nuk kopjoi Samsung duke krijuar një telefon me ekran të madh

Sep 15 2014
0 Shpërndarje
Tim Cook: Apple nuk kopjoi Samsung duke krijuar një telefon me ekran të madh

Apple-16.0.0_cinema_640Në intervistën e javës që kaloi, shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook foli shumë gjatë për kompaninë Apple dhe veçanërisht për produktet më të reja të saj.

Në një moment Cook shpjegoi se përse Apple priti kaq gjatë për të krijuar telefonë me ekran të madh edhe pse Samsung apo kompani të tjera kishin kohë që hidhnin në treg produkte të tilla.

Gazetarja e pyeti se a ishte iPhone 6 Plus një “imitim” i telefonëve të Samsung dhe ai u përgjigj në mënyrë të prerë “JO”. Cook tha: “Sinqerisht ne mund të kishim bërë një iPhone më të madh vite më parë. Por nuk është çështja vetëm të krijosh një iPhone më të madh, por ta krijosh atë në mënyrën më të mirë në çdo aspekt.”

Ai vazhdoi se Apple donte të ishte e sigurt se ekrani, bateria dhe softueri ishin gati për një formë më të madhe. Për shembull Apple shtoi opsionin “one handed mode” për iPhone-t e mëdhenj që redukton gjysmën e sipërfaqes së ekranit dhe mund të përdoret fare thjeshtë me një dorë.

Gjithsesi dhe shpjegimet e Cook lënë vend për skepticizëm. Edhe telefonët e Samsung vinë me një ekran perfekt dhe një bateri shumë cilësore. Nga ana tjetër smartfonët e Apple janë më të hollë dhe më tërheqës se ata të Samsung. Ndaj kjo mund të jetë arsyeja se pse Apple priti kaq gjatë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>