Analiza

Tim Cook: Apple, plane të mëdha për vitin 2014

Dec 24 2013
0 Shpërndarje
Tim Cook: Apple, plane të mëdha për vitin 2014

tim cookDrejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook, u ka dërguar një njoftim gjithë punonjësve të kompanisë gjatë fundjavës që kaloi duke bërë një reflektim të arritjeve të Apple gjatë vitit 2013 si dhe duke folur shkurtimisht për planet e vitit 2014

. Njoftimi hapet me fjalët se në këtë sezon festash, dhjetëra milionë njerëz në mbarë botën po përjetojnë për herë të parë produktet Apple. “Këto momente janë magjike dhe të gjitha janë realizuar nga puna juaj e palodhur.”

Cook përmend në vijim momentet më pikante të vitit 2013 për Apple, si lançimi i iPhone 5S, iOS 7, OS X Mavericks, i cili ofrohet pa pagesë, iPad Air dhe iPad Mini me Retina, Mac Pro etj. “Një arritje tjetër ishte edhe shkarkimi i 50 miliardtë nga App Store – një arritje që askush nuk do ta kishte menduar se do të vinte kaq shpejt.”

Në njoftim, Cook i kuriozon punonjësit mbi “planet e mëdha” të kompanisë për vitin që po vjen:

“Kemi shumë gjëra që mezi po presim t’i zbulojmë në vitin 2014, përfshi disa plane të mëdha që mendojmë se konsumatorët tanë kanë për t’i adhuruar.

Ndihem shumë krenar që jam përkrah jush teksa i japim formë inovacionit për t’i shërbyer vlerave më të thella dhe aspiratave më të larta të njerëzimit. E konsideroj veten si personin më të lumtur në botë për mundësinë që kam për të punuar me të gjithë ju.

Gëzuar festat,

Tim” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>