Harduer

Tim Cook: Apple Watch mund të përdoret për të “përgjuar” përdoruesit e saj

Sep 22 2014
0 Shpërndarje
Tim Cook: Apple Watch mund të përdoret për të “përgjuar” përdoruesit e saj

rose_gold_gray_hero_large22Gjatë një interviste për Bloomberg, Tim Cook konfirmoi se Apple Watch do të jetë në gjendje të gjurmojë përdoruesit e saj ndërkohë që ata lëvizin, përmes Bluetooth.

Ky konfirmim ishte diçka që pritej nga fansat e Apple, por ajo ç’ka është interesante është se Apple po shprehet publikisht.

Përdoruesit e Apple Watch do të gjurmohen me anë të sinjaleve Bluetooth, sinjale të cilat vijnë nga vende reale si qendrat tregtare, restorantet etj.

Synimi kryesor do të jetë që përdoruesit të marrin njoftime nga bizneset pranë të cilat mendojnë se ju mund të jeni të interesuar të blini ndonjë produkt të tyrin. Për shitësit ky opsion është një mrekulli.

Specifikisht sistemi i gjurmimit në Apple Watch do të jetë i ngjashëm me mekanizmin që u përdor dhe në smartfonët Apple. Mekanizmi kombinon Bluetooth 4.0, iBeacon dhe NFC.

Ky kombinim është risia që sjell Apple Watch. Ky sistem pritet të gjenerojë një sasi të madhe të dhënash të përdoruesve kryesisht të vendndodhjes dhe zakoneve të blerjes. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>