Vëzhgim

Tim Cook, CEO më i pëlqyer nga punëtorët

Apr 1 2012
0 Shpërndarje
Tim Cook, CEO më i pëlqyer nga punëtorët

Megjithëse mban timonin drejtues të ndërmarrjes Apple për më pak se një vit, Cook ishte vlerësuar si CEO numër një në mesin e të gjithë CEO-ve përgjatë industrive nga viti i kaluar. Cook madje mposhti edhe gradën e Steve Jobs të arritur gjatë vitit të kaluar me 2 për qind të pikëve më tepër. Vlerësimet e bëra janë të bazuara nga përgjigjet vullnetare të punëtorëve ndaj një pyetjeje të thjeshtë: “A pajtoheni me rrugën sipas të cilës CEO juaj është duke e udhëhequr ndërmarrjen?”

Vendin e dytë në mesin e CEO-ve të teknologjisë e zuri Paul Jacobs nga Qualcomm, i cili kishte marrë 95 për qind. Larry Page nga ndërmarrja Google vjen në vendin e tretë me 94 për qind të aprovimeve, i ndjekur nga Paul Otellini i Intel, me 93 për qind dhe Paul Maritz nga VMware, me 90 për qind. Top dhjetëshen e përmbyllin Joe Tucci nga ndërmarrja EMC, që është vendin e gjashtë, i ndjekur nga Dan Hesse i Sprint, Larry Ellison i Oracle, Meg Whitman e HP-së dhe Jeff Bezos i Amazon.com.

Maritz zuri vendin e parë si CEO më i përmirësuar, duke hipur për 15 pikë, nga 75 për qind sa kishte në vitin e kaluar. Dhe, në anën e kundërt të këtij spektri, CEO që ka pasur më së shumti rënie ishte Bezos nga ndërmarrja Amazon, vlerësimet e të cilit shënuan rënie në 79 për qind, nga 84 sa kishte gjatë vitit të kaluar.

Sipas këtij sondazhi u tregua që Meg Whitman, e cila mori frenat e ndërmarrjes në shtator të vitit 2011, është pëlqyer më tepër nga punëtorët se sa pararendësit e vet. Whitman kishte marrë 80 për qind të vlerësimeve, në krahasim me 57 për qind për Leo Apotheker dhe Mark Hurd me 34 për qind./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>