Lajmet

Tim Cook deklaron se e gjithë pasuria e tij do të shkojë për bamirësi

Mar 28 2015
0 Shpërndarje
Tim Cook deklaron se e gjithë pasuria e tij do të shkojë për bamirësi

465698354-630-2A do t’ju çudiste nëse do t’ju thonim se planet e Tim Cook lidhur me pasurinë e tij janë të gjitha drejt bamirësisë? Epo mesa duket kjo gjë është e vërtetë. Tim Cook ka vendosur që e gjithë pasuria e tij do të shkojë për filantropinë, ose të paktën kështu ka shprehur ai gjatë intervistës për Fortune. Shefi ekzekutiv i kompanisë gjigande Apple- e cila momentalisht ka një vlerë prej 112 milion dollarësh dhe aksione të cilat minimalisht kushtojnë 665 milion dollarë- është shprehur se deri tani ai ka bërë një numër të konsiderueshëm dhurimesh bamirësie pa bërë shumë zhurmë, por ai shprehet gjithashtu i gatshëm për të dhurar edhe më tepër. A mund të presim nga Tim Cook një fondacion të ngjashëm me atë të Bill dhe Melinda Gates, fondacioni I krijuar nga bashkëthemeluesi I Microsoft?

Cook gjithashtu duket se do të mbulojë shpenzimet e gjithë edukimit të nipit të tij, si një xhaxha I pasur që është. Nëse kthehemi pas në kohë, mund të sjellim ndërmend kohën e kritikave ndaj Steve Jobs për faktin se ai nuk kishte bërë shumë vepra bamirësie edhe pse mundësitë i kishte të shumta, e mesa duket kjo është një nga gjërat të cilat Tim Cook dëshiron të bëjë ndryshe. Gjithsesi ishte vetë gruaja e Jobs, Laurene Powell Jobs e cila pas vdekjes së tij zbuloi detaje lidhur me faktin se familja e tyre kishte dhuruar në të vërtetë shumë miliona dollar për njerëzit në nevojë, edhe pse këto dhurime I kishin bërë në mënyrë anonime. (PCWorld Albanian)

Tags >

tim cook
Lajmet e fundit>