Analiza

Tim Cook e konsideron librin e ri për Apple si “marrëzi”

Mar 19 2014
0 Shpërndarje
Tim Cook e konsideron librin e ri për Apple si “marrëzi”

lb_8629-1024.0_standard_800.0Libri i ri nga ish-reporteri i Wall Street Journal për Apple, Yukari Iwatani Kane me titullin “Perandoria e Pushtuar: Apple pas Steve Jobs-it” (ang. Haunted Empire: Apple After Steve Jobs) duket të ketë acaruar paksa nervat e CEO-s së tanishëm të kompanisë në fjalë. Ai në një deklaratë e ka quajtur librin “marrëzi”, dhe si të pa kuptimtë, duke e emërtuar angazhimin e Kane si dështim për të përfshirë “Apple, Steve-n, ose dikë tjetër në kompani”.

“Kjo marrëzi iu takon disa librave të tjerë që i kam lexuar unë për Apple. Ai dështon të përshkruajë Apple, Steve-n ose dikë tjetër në kompani. Apple ka më tepër se 85,000 të punësuar që vijnë në punë çdo ditë për ta bërë punën e tyre më së miri, për të krijuar produktet më të mira të botës, për ta vënë shenjën e tyre në univers dhe për ta lënë atë në gjendje më të mirë se që e kanë gjetur. Kjo ka qenë zemra e Apple nga dita e parë dhe do të mbes në zemër për dekadat që vijnë. Unë jam shumë i sigurt për të ardhmen tonë.

Perandoria e Pushtuar ka dalë në shitje gjatë ditës së djeshme dhe tashmë ka zbuluar disa parapëlqime të Steve Jobs pak kohë para vdekjes së tij. Sidoqoftë, vëzhgimet e librit deri tani janë nga më të ndryshmet, nga ato disi i përzier, e deri tek vëzhgimet si mos-arritja e zbardhjes së realitetit prapa Apple. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>