Analiza

Tim Cook: Godina e re e Apple do të jetë ndërtesa më e gjelbër në botë

Sep 24 2014
0 Shpërndarje
Tim Cook: Godina e re e Apple do të jetë ndërtesa më e gjelbër në botë

screenshot2013-04-24at6-20-27pm610x337Shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook deklaroi këtë të hënë qëllimin e radhës të kompanisë së tij, që ishte të bënte zyrat e reja të kompanisë si ndërtesat më miqësore me mjedisin se çdo ndërtesë tjetër.

“Ne po ndërtojmë ambientet e zyrave që për mendimin tim do jenë ndërtesat më jeshile në Planet”-tha ai gjatë konferencës së dhënë për ClimatWeek NYC . “Kjo do të jetë një qendër për inovacion, është diçka që pa asnjë dyshim do ta duam ne, si dhe punonjësit tanë.”

Ndërtesa e cila është krahasuar me një anije kozmike, është tashmë në ndërtim e sipër dhe pritet të përfundojë në vitin 2016. Kur të ketë përfunduar, ajo do të ketë formë rrethi, qendra e së cilit do të jetë sërish “jeshile”.

Sipas projektit, ajo pritet të zërë një hapësirë rreth 260 mijë metra katror. Apple ka thënë gjithashtu se këto zyra qendrore do të kenë në 80% të peizazhit të tyre më shumë se 7000 pemë. Parkimi do të jetë nëntokë dhe ky kampus do të përfshijë instalimet e energjisë solare më të mëdha në botë. Gjithashtu aty do të ketëmundësi për akomodimin e më shumë se 14000 punonjësish, pra sa 5-fishi i kapacitetit të zyrave qendrore të Apple në Cupertino. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>