Lajmet

Tim Cook i bashkohet rrjetit Twitter

Sep 22 2013
0 Shpërndarje
Tim Cook i bashkohet rrjetit Twitter

Udhëheqësi i ndërmarrjes së suksesshme Apple, Tim Cook është regjistruar në rrjetin shoqëror Twitter.

Duke përdorur një llogari me emrin @Tim_Cook, që është verifikuar nga Twitter, Cook postoi cicërimën e poshtme, duke treguar që ai e kishte pëlqyer vizitën që e kishte bërë tek dyqanet që shesin me pakicë në Palo Alto, Kaliforni, afër zyrave qendrore të Apple: “Vizitova dyqanet e shitësve me pakicë në Palo Alto sot.

Duke parë aq shumë konsumatorë të lumtur na rikujton neve se pse e bëjmë atë që e bëjmë.”

Apple nuk iu përgjigj kërkesës së menjëhershme për konfirmim që ekzekutivi iu kishte bashkuar rrjetit shoqëror të popullarizuar.

Cook u paraqit në dyqanin e ndërmarrjes në Palo Alto gjatë të premtes për të marrë pjesë në festimet e lëshimit të iPhone 5S. Ai dyqan, që ishte rimodeluar vitin e kaluar, ka qenë nikoqir i disa ekzekutivëve të Apple, duke përfshirë bashkëthemeluesin e Apple Steve Jobs dhe Scott Forstall, i cili ishte me përgjegjësi për përgatitje të softuerit iOS deri në tetorin e vitit të kaluar.

Cook është ekzekutivi i fundit i Apple që i bashkohet rrjetit Twitter. Shefi i marketingut të Apple, Phil Schiller e ka përdorur rrjetin e popullarizuar shoqëror që nga viti 2008 dhe poston gjëra pothuajse rregullisht.

Schiller e ka përdorur platformën që të bëjë po ashtu edhe thumbime kundër sfiduesve, kryesisht kundër Google dhe sigurisë së platformës së vet Android me një cicërimë të vetme gjatë marsit që tregonte një raport për kërcënimet në pajisjet mobile nga F-Secure Labs. Në këtë rrjet shoqëror është edhe Forstall, i cili ka 59,000 ndjekës, por kurrë nuk ka cicëruar. (PC World Albanian)

palo-alto-apple-store-iphone5S

Lajmet e fundit>