Lajmet

Tim Cook ishte kundër paditjes së Samsung

Feb 11 2013
0 Shpërndarje
Tim Cook ishte kundër paditjes së Samsung

Tim CookTeksa vazhdojnë betejat gjyqësore të Apple kundër Samsungut për cënim të patentave, duket që jo çdokush në Apple ishte në favor të paditjes ndaj gjigantit elektronik Jug-Korean.

Tim Cook shtatë vjet Drejtor Operacionesh, erdhi pas drejtimit të Apple nga Steve Jobs.

Cook ishte kundër paditjes së kompanisë Samsung, më së shumti për shkak të rolit të saj si furnizues kyç për iPhone dhe iPad, treguan për Reuters burimet që kishin njohuri për këtë çështje.

Apple gjatë vitit 2011 ishte konsumatori më i madh i ndërmarrjes Samsung, që raportohet se ka blerë diku tek 8 miliardë dollarë ekrane dhe çipa.

Pas nënshkrimit të një marrëveshje për flash memorien gjatë vitit 2005, dy ndërmarrjet zhvilluan një bashkëpunim të afërt, duke përfshirë vizitën e nipit të themeluesit të Samsung në Palo Alto, Kaliforni tek shtëpia e Jobs, raporton Reuters. Ai bashkëpunim u dha dy ndërmarrjeve mundësinë të shikojnë brenda operacioneve respektive.

Pas lëshimit të Galaxy S në vitin 2010, Jobs dhe Cook u ankuan tek ekzekutivët e Samsung për pamjen dhe ndjesinë e smartfonit, duke pritur që ndërmarrja të ndryshonte dizajnin, raportoi Reuters.

Duke dyshuar që Samsung ishte duke u mbështetur në pozitën e vet si një furnizues kyç me komponentë ndaj Apple, fakt që mund ta mbronte atë nga një padi ligjor e mundshme, durimi i Jobsit u sos një vit më vonë kur Samsung lançoi Galaxy Tab.

Apple samsungApple ngriti një padi për shkelje të patentave kundër Samsung në prill të vitit 2011 si përpjekje për të bllokuar një numër pajisjesh për t’u shitur në Shtetet e Bashkuara, duke fituar një dëmshpërblim prej 1 miliardë dollarë në gusht te vitit të kaluar. Por teksa çështja vazhdon, Apple ka dështuar që të sigurojë bllokimet e shitjeve.

“Samsung mund të ketë marrë pak nga baza e klientëve të Apple, por nuk ka tregues që Samsung do të përvetësojë të gjithë bazën e klientëve të Apple, ose të largojë Apple nga biznesi i prodhimit të smartfonëve,” shkroi gjatë muajit dhjetor, gjykatësja e qarkut në Shtetet e Bashkuara, Lucy Koh. “Rasti i tanishëm përfshin humbje nga shitjet – jo një mundësi të humbur për të qenë pjesëmarrës i suksesshëm në treg.” (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>