Biznes

Tim Cook kërkon miratimin e dekretit kundër diskriminimit në vendin e punës

Nov 4 2013
0 Shpërndarje
Tim Cook kërkon miratimin e dekretit kundër diskriminimit në vendin e punës

LB_8629-1024_large_verge_medium_landscapeShefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka shkruar një opinion në Wall Street Journal duke shprehur mbështetje për Dekretin Kundër Diskriminimit në Punësim.

Ky dekret do të ndalonte diskriminim në vendin e punës në bazë të orientimit seksual ose gjinisë. “Në Apple, ne provojmë të sigurohemi që njerëzit e kuptojnë që ata nuk duhet të kontrollojnë identitetin e tyre në derë,” shkruan Cook, i cili mjaft rrallë flet për mediat.

“Ne jemi të përkushtuar në krijimin e një hapësire të sigurt dhe mirëpritëse të punës për të gjithë punëtorët, pa marrë parasysh racën e tyre, gjininë, kombësinë ose orientimin seksual.”

Cook thotë që adoptimi i politikave jodiskriminuese nuk është vetëm “një çështje e dinjitetit themelor njerëzor dhe të drejtave civile” por gjithashtu “gjë e shkëlqyer për kreativitetin që udhëheq biznesin tonë.”

Apple ka konstatuar që “kur njerëzit ndjehen të vlerësuar për atë se kush janë ata, ata e kanë rehatinë dhe besueshmërinë për ta bërë punën më të mirë në jetët e tyre,” thotë përveç të tjerash drejtuesi ekzekutiv i Apple.

Sipas Cook, politika e vetë Apple kundër diskriminimit u ofron punëtorëve më tepër mbrojtje se sa është tani sipas ligjit federal amerikan, i cili bën thirrje tek Dhoma e Përfaqësuesve për ta votuar Dekretin Kundër Diskriminimit në Punë.

“Mbrojtjet që promovojnë barazi dhe llojllojshmëri nuk duhet të jenë të kushtëzuara në orientimin seksual të dikujt.

Për shumë gjatë, shumë njerëz mund ta kenë pasur të nevojshme që ta fshehin atë pjesë të identitetit të tyre në vendin e punës,” thotë Cook. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>