Intervista

Tim Cook komenton mbi mundësitë e një iPhone të lirë

Feb 13 2013
0 Shpërndarje
Tim Cook komenton mbi mundësitë e një iPhone të lirë

Për vite me rradhë, analistët dhe personat e brendshëm të Apple kanë diskutuar mbi një model të lirë të iPhone-t, duke u shprehur se po përgatitej. Megjithatë, pas kaq shumë kohësh, asnjë nuk ka dalë në dritë.

Gjithsesi, thashethemet vazhdojnë. Muajin e kaluar The Wall Street Journal publikoi lajmin se një iPhone i lirë mund të lançohej gjatë vitit 2013. Ndërsa sot, CEO i Apple, Tim Cook ka komentuar mbi mundësinë e një iPhone me çmim të ulët duke e lidhur atë me strategjinë e kompanisë në tregjet në rritje e sipër.

Edhe pse Cook nuk e përjashtoi drejtpërdrejt mundësinë e një varianti më të përballueshëm të iPhone, ai vuri në pah faktin se Apple po përqëndrohet tek ndërtimi i pajisjeve superiore si dhe përmendi përpjekjet e kompanisë për të reduktuar kostot e produkteve ekzistuese.

“Gjatë tremujorit të fundit, nuk kemi pasur sasi të mjaftueshme iPhone 4 pasi ulëm çmimin,” tha Cook. Megjithatë, Apple nuk është kundër idesë për zhvillimin e produkteve të reja që u përshtaten konsumatorëve me buxhet të ulët.

Bill Gates: Steve Jobs gjithmonë ka qenë “cooler” më i madh se unë

“Për vite të tëra, njerëzit kanë pyetur, ‘Pse nuk bëni një Mac që të kushtojë më pak se 500 $ ose të paktën 1000 $?’ Ajo që dua t’ju them është se kemi punuar për këtë gjë, por na rezultoi se çmimi nuk e justifikonte cilësinë, e cila ra ndjeshëm. Dhe çfarë bëmë? Krijuam iPad-in, çmimi fillestar i së cilit është 329 $”

Edhe pse nuk është përgjigjje e drejtpërdrejtë, të paktën kuptojmë se Apple po shqyrton mundësinë e një iPhone me kosto të ulët, por pa cënuar reputacionin e saj për produkte premium. (PCWorld Albanian)

Tim Cook

Lajmet e fundit>