Lajmet

Tim Cook: Po shqyrtojmë kategori të reja

Feb 28 2013
0 Shpërndarje
Tim Cook: Po shqyrtojmë kategori të reja

Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook në një adresim për aksionerët nuk e fshehu pakënaqësinë e tij me rënien e çmimeve të aksioneve të kësaj kompanie, mirëpo theksoi se nuk duhet shqetësuar në lidhje me këtë rënie se Apple ka gjëra të mrekulleshme që do të vijnë.

Çmimi i aksioneve të Apple tashmë është sa një e treta kur ishte në kulmin e saj dhe kjo natyrisht nuk po i pëlqen as Cook e as aksionerëve.

As unë e as aksionerët nuk janë të kënaqur. Gjithashtu as menaxherët nuk janë të kënaqur”, tha Cook.

Tim thotë se çelësi i suksesit të Apple është shikimi i gjërave për peruidhën afatgjate: “Jemi të fokusuar në një periudhë afatgjate, ky gjithmonë ka qenë sekreti i Apple”, dhe shtoi se Apple ka pregatitur prodhime të mrekullueshme.

Se për çfarë prodhimesh bëhet fjalë Cook nuk e zbuloi. “A do të jetë TV apo iWatch nuk mund të them, gjithsesi është e qartë se po hulumtojmë kategori të reja. Nuk do të flasim për to, mirëpo jemi duke i studiuar ato. Jemi duke investuar në gjëra për të cilat mendojmë që janë të mrekullueshme”, tha në fund Cook.

Pra, neve nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim dhe të shohim se çfarë risish do të na sjell kompania Apple. (PCWorld Albanian)

Tim Cook

Tags >

tim cook
Lajmet e fundit>