Analiza

Tim Cook reagon kundër aksionerëve që janë të shqetësuar rreth nismave për ambientin

Mar 2 2014
0 Shpërndarje
Tim Cook reagon kundër aksionerëve që janë të shqetësuar rreth nismave për ambientin

tim-cook_1_large_verge_medium_landscapeApple ka ndërmarrë hapa të mëdhenj drejt një kompanie që është mike e ambientit dhe planifikon që të fuqizojë fabrikat e veta tërësisht me energji që ripërtërihet, por ato plane nuk janë duke u pëlqyer edhe aq nga aksionarët e kompanisë.

Qendra Kombëtare për Hulumtim të Politikave Publike, që është aksionere në Apple, ka bërë një propozim duke i kërkuar kompanisë Apple që të jetë më transparente rreth marrëveshjeve me organizatat e ndryshme.

Grupi është i shqetësuar rreth “përkatësve që mund të avancojnë çështjet sociale ose të ambientit në vend se të ofrojnë vlerë për aksionerët.

” Derisa propozimi ishte refuzuar nga aksionerët, siç raporton Mac Observer, gjatë sesionit me pyetje dhe përgjigje të takimit vjetor të aksionerëve të Apple, CEO i kësaj kompanie, Tim Cook, ishte pyetur nga një anëtar i grupit në lidhje me këto politika.

Si përgjigje, Cook shpjegoi që jo çdo gjë që bën Apple motivohet nga paraja. “Nëse doni që unë të bëjë gjëra vetëm për arsye që sjellin investime, ju duhet të largoheni nga kjo tryezë.” Vitin e kaluar, Apple tha që 75 për qind e fabrikave të veta fuqizohen nga energjia që mund të ripërtërihet, ndërsa raporti më i fundit i kompanisë për furnizim tregoi udhëzime më të fuqishme rreth ambientit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>