Analiza

Tim Cook: Tabletët do të tejkalojnë tregun e PC-ve për dy vite

Sep 23 2013
0 Shpërndarje
Tim Cook: Tabletët do të tejkalojnë tregun e PC-ve për dy vite

ceo appleKëtë javë, kur iPhone 5S dhe iPhone 5C dolën shitje, Bloomberg Businessweek publikoi një intervistë të rrallë me CEO-n e ndërmarrjes Apple, Tim Cook.

Intervista mbuloi shumë tema, duke përfshirë argumentin e Cook që Nokia ka harruar se si të bëjë inovacion dhe deklarata e tij që Apple nuk dëshiron të ndjekë tregun e pajisjeve të lira.

Tani, Businessweek ka publikuar intervistën e plotë. Cook sërish e ritheksoi bindjen e tij që tregu i tabletëve do të tejkalojë tregun e PC-ve, por udhëheqësi i Apple kësaj radhe tregoi më tepër, duke vendosur një kohështrirje përgjatë këtij zhvillimi. “Ne jemi 24 muaj para asaj,” parashikon ai një eklips të mundshëm.

Cook po ashtu tha që një sasi e madhe është duke dalë nga prodhuesit e PC-ve në tregun e tabletëve të cilët janë duke i ndërtuar pajisjet me çmim të ulët me Android si një masë mbrojtëse.

Derisa sa i përket subjektit të tabletëve përballë PC-ve, CEO i Apple e shfrytëzoi rastin për të goditur Androidin – një gjë të cilën e ka bërë shumë herë në ligjëratat e tij më parë. “Unë mendoj që nëse do ta blija (një tablet me Android) dhe ta përdorja atë, dhe të mendoja që ishte një përvojë në tablet, unë nuk jam i sigurt nëse do të blija tjetër tablet,” tha ai.

“Reagimi nuk është aty. Prekja bazike nuk ndodhet në të vërtetë. Përvoja me aplikacione është një lloj i përvojës si e smartfonit të rritur. Nuk është një përvojë e përshtatur.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>