Blog

Time is Money konverton çmimet e produkteve online në orë pune

Mar 14 2017
0 Shpërndarje
Në të kaluarën kemi folur gjërë e gjatë sesi të kurseni para ndërsa këtë radhë kemi një marifet të ti: si të konvertoni çmimet në orë pune. Time is Money konverton çmimet e produkteve online në orë pune

Le të themi se paga juaj është 10 Euro ora dhe dëshironi të blini një produkt i cili kushton 180 Euro. Një mënyrë sesi ti shikoni gjërat me perspektivë do të ishte sikur ta shikonit këtë çmim si 18 orë pune.

Shtrohet pyetja a ja vlen të shpenzoni kaq nga jeta juaj për atë produkt? Mbase, ose mbasejo.

Nëse lëmë jashtë 30% të pagës e cila përdoret për qira, 20% si pagesa mujore të energjisë elektrike, ujit, internetit telefonit dhe shërbime të tjera, atëherë i bie që 50% e pagës suaj është kosto fikse.

Kjo do të thotë se një orë e juaj vlen vetëm 5 Euro dhe jo 10 Euro. Tani i bie që produkti 180 Eurosh kërkon 45 orë pune për ta blerë.

Për këtë ekziston shtojcat për shfletuesin Chrome e quajtur “Time is Money.” Automatikisht shtojca llogarit 40 orë në javë punë por mund ta ndryshoni dhe më pas të vendosni sa paguheni për çdo orë. /PCWorld Albanian

Shkarkoni: Time is Money për Chrome

Lajmet e fundit>