Analiza

Time: Personi i vitit 2010 është Mark Zuckerberg

Dec 15 2010
0 Shpërndarje
Time: Personi i vitit 2010 është Mark Zuckerberg

Megjithatë Mark Zuckerberg, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebook që ka mbi një gjysmë miliardi përdorues, është emëruar nga magazina Time si Personi i Vitit 2010. Time e jep këtë titull tek ai person që për të mirë apo për të keq ndikon në shumicën e ngjarjeve të vitit.

Ja se si e mbrojti Time vendimin e saj për zgjedhjen e Zuckerberg si Personi i vitit 2010:

“Facebook ka dal si një fabrik sociale për jetën Amerikane,dhe jo vetëm Amerikane por edhe të tërë njerëzimit: rreth gjysma e Amerikanëve kanë një llogari në Facebook, por 70% e përdoruesve të Facebook jetojnë jashtë SHBA-së. Është një fakt permanent për realitetin tonë shoqëror global. Ne jemi futur në kohën e Facebook, dhe Mark Zuckerberg është njeriu që na ka sjellë këtu. Nuk është vetëm teknologjia. Është inxhinieria sociale. Është ndryshimi i mënyrës sesi ne lidhemi me njëri tjetrin. Në fakt mendoj se natyra njeriut po ndikohet në një mënyrë që nuk e kemi parë asnjëherë deri më sot”.

Zuckerberg në vitin 2004, kur ishte 19 vjeç dhe ishte në Universitetin Harvard, filloi punën nga dhoma e tij me ueb shërbimin e quajtur Thefacebook.com. Tani ai është një prej miliarderëve më të rinj në botë dhe kompania e tij private ka projektuar të hyra për vitin 2010 prej rreth 2 miliard dollarë. Zuckerberg ka dhënë donacion 100 milion dollarë për sistemin shkollor në Newark, New Jersey gjatë këtij viti, dhe ai ishte subjekti i filmit “The Social Network”.

Në moshën 26 vjeçare, Zuckerberg zgjidhet fituesi më i ri i këtij çmimi nga Times, qysh prej se Charles Lindbergh në vitin 1927 ishte shp0alluir fitues, për shkak se u bë piloti i parë që të fluturojë solo matanë Oqeanit Atlantik. Qysh prej asaj kohe Time është bërë referencë kulturore në SHBA. Por ky çmim ka edhe të kqijat e veta, kur në vitin 1938 ishte shpallur person i vitit edhe Adolf Hitler.

Zgjidhja e dytë e Time ishte lëvizja politike konservative Tea Party, pastaj Julian Assange, Presidenti Afgan Hamid Karzai dhe 33 minatorët e ngujuar në Kil. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>