Lajmet

Timeline në Facebook ka shqetësuar mjaft shumë përdorues

May 13 2012
0 Shpërndarje
Timeline në Facebook ka shqetësuar mjaft shumë përdorues

Kur Facebooku e paraqiti formatin e ri për faqen e profilit gjatë shtatorit të vitit të kaluar në konferencën F8, Timeline ishte pritur me reagime të ndryshme. Disa njerëz e lavdëruan, ndërsa të tjerët u brengosën për privatësinë e tyre.

Sipas një raporti të ri nga ofruesi i zgjidhjeve për antivirus Webroot, siç duket, 88% e konsumatorëve janë të vetëdijesuar për privatësinë e informacionit që ata e përfshijnë në profilet e tyre në Facebook.

Përgjigja më e zakonshme kur u pyet ishte se çfarë ishte gjëja më shqetësuese për Timeline ishte detyrimi për përdorim dhe vendosja automatike e saj.

Sidoqoftë, megjithë shqetësimet domniuese, duket këto deklarime janë më shumë vetëm fjalë, pasi që Webroot gjeti që pothuajse gjysma e këtij grupi nuk i ka bërë asgjë profilit kur Facebook Timeline ishte rregulluar zyrtarisht.

Hulumtuesit gjetën që disa konsumatorë tashmë kanë reaguar. Përafërsisht një e treta e atyre që janë shqetësuar kanë rregulluar mundësinë për shikim të së paku në një ose më tepër veprimtari të cilat paraqiten në Timeline, derisa 17 për qind e përditësimeve të statueseve, fotografive dhe përmbajtjes.

Për anëtarët e rrjetit Facebook në Shtetet e Bashkuara arsyeja më e cituar se pse e kanë larguar përmbajtjen ishte që ajo ishte “diçsa që ju nuk do të dëshironit që punonjësit tuaj ta shohin.”(PC World Albanian)

Lajmet e fundit>