Lajmet

TimeRabbit mat kohën që ju qëndroni në Facebook

Mar 6 2013
0 Shpërndarje
TimeRabbit mat kohën që ju qëndroni në Facebook

Timerabbit facebookFacebook mund të jetë një fshesë thithëse e kohës për ju. Sa orë harxhoni gjatë kërkimeve apo qëndrimeve në Facebook?

Një shërbim i ri do të masë kohën ditore, javore apo mujore që ju shpenzoni në Facebook. TimeRabbit, i krijuar nga Breakpoint Software Development, punon si një aplikacion i pavarur në Windows për të monitoruar kohën në Facebook.

Koha mesatare që përdoruesit shpenzojnë është afërisht shtatë orë në muaj. Ekzistojnë edhe shtesa të tjera shfletuesish që mund të gjurmojnë zakonet tuaja online, TimeRabit punon në desktop edhe është i përshtatshëm për çdo shfletues.

Kur ju hyni në llogarinë tuaj në Facebook, aplikacioni fillon të masë kohën. Mbajtësi i kohës ndal pesë sekonda kur ju dilni nga faqja e Facebook edhe mat kur ju jeni, po nuk punoni. Përdoruesit mund të shohin gjithashtu edhe statistika të tjera.

Kuba Udymowski-Grecki, pronar tek Breakpoint, tha se TimeRabbit do të jetë në gjendje ti ndihmojë përdoruesit e Facebook të luftojnë varësinë e tyre ndaj rrjetit social. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>