Siguri

Tinejxheri nga Australia krijoi krimbin që preku Twitter-in

Sep 22 2010
0 Shpërndarje
Tinejxheri nga Australia krijoi krimbin që preku Twitter-in

Pearce Delphin, 17 vjeç thuhet se ka ekspozuar një lëshim sigurie në këtë faqe, që i ka mundësuar hakerëve të dërgojnë përdorues të Twitter pa vetëdijen e tyre në faqe Japoneze me përmbajtje pornografike, thjeshtë duke sprovuar “nëse kjo mund të bëhet”.

Krimbi ka prekur disa përdorues të profilit të lartë të Twitter, duke përfshirë edhe Sarah Brown, gruan e kryeministrit të Britanisë së Madhe Gordon Brown, dhe Robert Gibbs, sekretarin për media të Shtëpisë së Bardhë në SHBA.

Delphin, që jeton me prindërit e tij në Melbourne, ka nxitur një shpërthim hakerësh kur ai ka cicëruar një pjesë të “mouseover” Javascript kod, që sjellë një pop-up dritare kur një përdorues vendos miun mbi atë mesazh.

Ideja ishte adoptuar nga Hakerët që kanë cicëruar kodin duke i ridrejtuar përdoruesit tek faqe me përmbajtje pornografike dhe duke krijuar një “krimb” që cicërohej dhe përsëritej sa herë që lexohej cicërima paraprake.

“E kam bërë për të shikuar nëse mund të bëhet… ai kod JavaScript vërtetë mund të ekzekutohej brenda një cicërime” tha Delphin. “Në momentin kur e bëra cicërimën, nuk e kam pasur idenë se do të fluturonte në këtë mënyrë. Këtë as që e kam vënë në konsideratë”.

Tinejxheri, që është përcjellë pasi ueb faqja e sigurisë Netcraft e ka lidhur kodin e dëmshëm me të, theksoi se ai nuk e ka marr idenë nga një përdorues tjetër që ka implementuar një kod të ngjashëm për të bërë cicërimat e tija me ngjyrë ybleri.

Delphin, apo @zzap siç është i njohur në Twitter, tha për ueb faqen The Age se ai nuk është pishman që ka shpalosur lëshimin, duke thënë se është përgjegjësi e Twitter që të mbajë faqen të sigurt. “Twitter padyshim që do të mund ta ketë trajtuar këtë çështje më mirë” tha ai.

Twitter në anën tjetër u ka kërkuar falje përdoruesve të saj për “vrimën mouseover” dhe ka premtuar që lëshimi është arnuar. Kompania gjithashtu ka dhënë shenja se nuk do të padis Delphin dhe nuk do të bllokojë llogarinë e tij në Twitter, që ka përfituar së paku 200 përcjellës të rinj qysh prej se u paraqit në skenë emri i tij. /pcworld.al

Lajmet e fundit>