Vëzhgim

Tiparet më të mira të sotme, telefoni i ëndrrave i së nesërmes

Jun 2 2009
0 Shpërndarje
Tiparet më të mira të sotme, telefoni i ëndrrave i së nesërmes
Ky nuk është produkt real… ende

 
Tiparet më të mira të sotme, telefoni i ëndrrave i së nesërmes
 
NDËRFAQJA
 
Telefoni ynë do të shtonte vibrimin në ekranin me multitouch të iPhone, ose mundësinë e BlackBerry Storm për t’u shtypur kur klikoni (ajo që RIM e quan ClickThrough). Na pëlqen açelerometri, topi navigues i BlackBerry (1) dhe tastiera e rrëshqitshme e G1 (2), por do të merrnim edhe tastet (3) e pa rrëshqitshme të BlackBerry Bold.
 
SISTEMI OPERATIV
 
Imagjinoni elegancën e Apple iPhone OS dhe imunes App Store (4) të përzier me Market të hapur të Google Android. Rezultati: Aplikacione vrasëse si BioWallet (5), i cili përdor kamerën e T-Mobile G1 për skanimin e retinës si zëvendësim për fjalëkalimet (find.pcworld.com/61872). Shtoni përkrahjen për punë të shumëfishta dhe Flash dhe të gjithë do të ishin të lumtur. Shikoni find.pcworld.com/61887 për zgjedhjet tona për OS të telefonave të mençur.
 
HAPËSIRA
 
Hapësira prej 16GB në iPhone 3G është e këndshme, por përkrahja për 16GB+ MicroSDHC (6) në pajisjet e reja BlackBerry dhe T-Mobile G1 është më e këndshme. Nokia N96 i shtrenjtë (rreth 800$ pa kontratë) i ka të dyja.
 
KAMERA
 
N96 ka gjithashtu edhe kamerën kryesore me 5-megapiksel (me optikë nga Carl Zeiss, blic dual-LED, autofokus dhe 20X zoom dixhital dhe një kamera (7) 0.3 megapiksel (640 me 480) në pjesën e përparme, për thirrje përmes 3G. Na pëlqen. Do ta kombinonim këtë me kamerën 8 megapiksel me stabilizues fotografie të Samsung i8510, ose “Innov8” (find.pcworld.com/61870).
 
NAVIGIMI GPS
 
Për të mos humbur rrotull, preferojmë AT&T Navigator (fuqizuar nga TeleNav); shikoni find.pcworld.com/61874. Regjistron këmbësorët, ka udhëzime me zë, si dhe udhëzime kthesë-pas-kthese. Për iPhone, TeleNav është duke përgatitur një aplikacion të ngjashëm, i cili shton edhe më shumë detaje 3D për dallim nga versioni për Sprint Samsung Instict. (Sigurisht kemi nuhatur disa pamje në stil të Android me Google Maps.)
 
 

Lista e pjesëve të përdorura

Apple iPhone 3G | AT&T
Çmimi i arsyeshëm, përkrahja 3G dhe GPS janë të mira, por ka pak arsye për të hedhur iPhone e vjetër.

T-Mobile G1 | T-Mobile
Telefoni i parë me Android ka ergonomi dhe kualitet thirrjesh të mirë, por i mungojnë disa gjëra bazë.

BlackBerry Storm | Verizon
Një pajisje 3G me ndërfaqe të ndjeshme në prekje: Ekrani është një buton i madh. Nuk ka Wi-Fi.

Nokia N96 | I hapur
Pajisja Symbian OS mburret me pjesët e rrëshqitshme në dy anët, tiparet e kamerës dhe ekranin 2.8 inç.

 

 

Lajmet e fundit>