Harduer

“Titan” kryeson listën e 500 superkompjuterëve më të fuqishëm në botë

Nov 13 2012
0 Shpërndarje
“Titan” kryeson listën e 500 superkompjuterëve më të fuqishëm në botë

Superkompjuteri Titan, i cili u ndërtua nga përmirësimi dhe përditësimi i ish- superkompjuterit Jaguar, është renditur i pari në listën e gjigandëve më të fuqishëm teknologjikë në botë.

I njohur tashmë me emrin Titan, superkompjuteri i krijuar në mjediset e Oak Ridge National Laboratory ka arritur 17.59 petaflops për sekondë me ndihmën e 18,688 NVIDIA K20 GPU-ve dhe një numri të njëjtë procesorësh AMD Opteron.

Një tjetër superkompjuter që bie në sy në këtë listë është i riu Xeon Phi nga Intel, i cili ka filluar tashmë dërgesat tek klientët dhe gjendet në shtatë vendet e para të renditjes, përfshi edhe një version të tij (Stampede) në Texas Advanced Computing Center të Universitetit të Teksasit.

Listën e plotë mund ta shihni në këtë link. (PCWorld Albanian)

Tags >

pc
Lajmet e fundit>