Softuer

Tizen – A do të jetë gjiganti i ardhshëm në botën e celularëve?

May 22 2012
0 Shpërndarje
Tizen – A do të jetë gjiganti i ardhshëm në botën e celularëve?

Për projektin Tizen mbase keni dëgjuar vetëm për gjëra elementare. Bëhet fjalë për një sistem operativ, të cilin Nokia  e ka zhvilluar në bashkëpunim me Intel  dhe më vonë e braktisi për shkak se iu kthye Microsoft-it dhe platformës Windows Phone.  Ndërkohë Intel-i vazhdoi me zhvillimin e tij dhe si partner zgjodhi kompaninë Samsung që rezultoi me një projekt të ri me emrin Tizen Association. Edhe pse i gjithë projekti deri vonë ishte i fshehtë, bëhet e ditur se Samsung po përgatit një seri të pajisjeve të veta që do të punojnë pikërisht me këtë platformë. Duke ditur se Tizen, ashtu sikurse Android është i bazuar në Linux, në parim është platformë e hapur dhe së shpejti do të jetë në dispozicion për të
gjitha palët e interesuara.

Sipas lajmeve më të reja që transmeton DigiTimes mësohet se edhe prodhues të tjerë janë të interesuar për Tizen-in, kurse emri më i përmendur në mes tyre është HTC, të cilët, sipas këtij burimi, po përgatitin për në fund të këtij viti një pajisje të bazuar në këtë sistem operativ. Në mes të prodhuesve që kanë shfaqur interesim janë edhe Acer dhe Asus, kurse Tizen Asocacioni po merr mbështetje edhe të operatorëve celularë, siç janë: NTT docomo, Orange, Vodafone, SK Telecom dhe kompanitë NEC, Panasonic dhe Telefonica.

Siç mund ta vërejmë në botën ku dominojnë iOS dhe Android është shumë e vështirë për eko-sistemet e tjera të gjejnë rrugën deri te shfrytëzuesi i fundit, por përparësia e Tizen është se ka mbështetjen për aplikacionet e Android-it që në momentin e lansimit do të kishte praktikisht një “start fluturues”.

Nuk duhet harruar fakti se Samsung si prodhues kryesor i telefonëve celularë ka ambicie, të cilat mund të anashkalojnë bashkëpunimin e deritanishëm me Google-n, duke u bazuar në atë se njerëzit kryesorë të kompanisë Samsung disa herë e kanë përmendur mundësinë që kjo kompani ta zhvillojë platformën e vet për telefona celularë.

Natyrisht, në këtë moment është veshtirë të parashikohet zhvillimi i kësaj situate, por duke marrë parasysh në potencialin e madh që deri më tani kemi parë Tizen ka shanse të mëdha të bëhet gjiganti i ardhshëm në botën e celularëve. Çfarë mendoni ju, a do kë ketë Tizen vetëm një rol episodik apo në të vërtetë do të bëhet “The next big thing”?. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>