Siguri

Tjerë të arrestuar në lidhje me LulzSec & Anonymous

Jul 28 2011
0 Shpërndarje
Tjerë të arrestuar në lidhje me LulzSec & Anonymous

Njësia e specializuar e Scotland Yard për krime kompjuterike, ka theksuar se një 19 vjeçar që besohet se online njihet me pseudonimin “Topiary” është arrestuar dhe është transportuar në stacionin policor në Londër për tu marrë në pyetje në lidhje me dyshimet e parashtruara ndaj tij.

Topiary siç thuhet, ka shërbyer si zëdhënës edhe për Anonymous edhe për LulzSec, të cilët kanë sulmuar organe si CIA, PayPal, Soca, Sony, News International, etj. LulzSec është ndarë nga Anonymous gatë muajit prill por së fundi ata kanë vepruar bashkërisht, duke përfshirë edhe një sulm kundër tribunës The Sun, që ndodhi gjatë javës së kaluar. Ata kanë thyer sigurinë e News International dhe madje kanë publikuar lajm se Rubert Murdoch ka vdekur si pasojë e një helmimi. 

Llogaria që ka shfrytëzuar Topiary, dhe që ka pasur më shumë se 7,000 përcjellës, ka qenë inatkive prej 22 korrikut dhe të gjitha përveç një cicërime janë fshirë, dhe në këtë që ka mbetur shkruan “YOu cannot arrest an idea” (ju nuk mund të arrestoni një ide).

Përkrahësit karakterizojnë Anonymous si një lëvizje protestuese pa lider, por ekspertët e sigurisë kanë dyshuar për kohë të gjatë se një grup bërthamë hakerësh, përfshirë edhe Topiary, kanë qenë përgjegjës për shumicën e cyber-sulmeve më të guximshme dhe më të arritura teknikisht. 

Arrestimet megjithatë nuk po ndodhin vetëm në Britani, ku deri tani janë arrestuar nëntë në lidhje me dyshimet për ndërlidhje me Anonymous dhe LulzSec. Javë e kaluar FBI ka arrestuar 16 persona në SHBA, në lidhje me dyshime të ngjashme.  E Scotland Yard edhe sot ka bërë hetime ndaj një 17 vjeçari, por arrestime ende nuk ka… /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>