Biznes

TNW : Janë shitur të paktën 4.2 milionë Windows Phones

Dec 12 2012
0 Shpërndarje
TNW : Janë shitur të paktën 4.2 milionë Windows Phones

Në muajin nëntor, Steve Ballmer deklaroi se Windows Phone-t po shiteshin me një ritëm katër herë më të lartë se nëntorin e kaluar,  edhe pse nuk foli mbi shifra specifike.

Tashmë, The Next Web (TNW) zbulon se deri tani janë shitur rreth 4.2 milionë Windows Phone që prej tetorit të vitit 2012. 

Këto të dhëna, TNW i ka llogaritur në bazë të Facebook-ut, pra duke analizuar përdoruesit aktive mujorë në rrjetin social.

Ata shprehen se kanë llogaritur shumë saktësisht (dhe ndoshta algoritmi i tyre është i saktë) edhe numrin e pajisjeve të shitura në tremujorin e katërt të vitit 2011, vlerësohet të ketë pasur 2 milionë pajisje të shitura. 

Duke përdorur këtë algoritëm, TNW raporton se që në fillim të tremujorit të fundit të këtij viti janë shitur 4,236,012 pajisje me Windows Phone.

Megjithatë, disa burime të tjera shkruajnë se numri është më i lartë, duke spekuluar një shifër prej 7 milionë që prej tetorit. 

Nëse këto analiza dhe këto të dhëna janë të sakta, Microsoft-i po kthehet dalëngadalë në një kompani dominuese në tregun mobile, veçanërisht nëse marrim parasysh edhe lançimin dhe suksesin e Surface. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>