Biznes

TomTom dhe Baidu nisin bashkëpunimin në hartat dixhitale për makinat e automatizuara

Jul 5 2017
0 Shpërndarje
Kina historikisht ka qenë pika e dobët e mbulimit global me harta për TomTom, ku pengesa kryesore ishte qeveria Kineze. TomTom dhe Baidu nisin bashkëpunimin në hartat dixhitale për makinat e automatizuara Photo Source: Reuters

TomTom, zhvilluesi holandez i hartave të navigimit për makinat, tha ditën e Mërkure se ka arritur një marrëveshje me gjigandin kinez të kërkimit në internet Baidu për të bashkëpunuar në hartat dixhitale.

Bashkëpunimi, detajet e të cilit nuk bëhen të ditura, thuhet se do të jetë i fokusuar në teknologji për makinat e automatizuara.

Kina historikisht ka qenë pika e dobët e mbulimit global për TomTom, ku pengesa kryesore ishte qeveria Kineze.

Shefi ekzekutiv i kompanisë tha se Baidu do të adoptojë platformën e TomTom të zhvillimit të hartave ndërsa Baidu do të ofrojë teknologjitë e saj të inteligjencës artificiale dhe makinave të automatizuara. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>