Analiza

Top 10 aplikacione për Android që kërkojnë root

May 29 2011
0 Shpërndarje
Top 10 aplikacione për Android që kërkojnë root

Bërja root, për ata që nuk e dinë, nënkupton dhënia e lejeve thelbësore në telefonin tuaj. Është ngjashëm sikur për programet në Windows, ose duke e zbatuar një urdhër sudo në Linux. Me një telefon që i është bërë root, ju mund të lëshoni më shumë aplikacione dhe t’i instaloni versione të ndryshme të sistemit operativ Android. Ekziston një dallim i madh në mes të instalimit të një ROM të veçantë në një telefon Android dhe bërja e root-it. ROM-ët e veçantë mund të ofrojnë shumë veçori të cilat nuk janë të gatshme drejtpërdrejt nga prodhuesi, por shumica e tyre mund të shtohen në një telefon te i cili është kryer root-i duke bërë instalimin e aplikacioneve të duhur.

Nëse nuk ia keni bërë root telefonit tuaj, por do të dëshironit që ta dini ecurinë e këtij procesi, klikoni këtu për të parë udhëzimin.

Superuser mundëson root për aplikacionet e tjerë  

Superuser është aplikacioni i parë që duhet të instalohet pas kryerjes së root-it, nëse root-i nuk e ka bërë atë tashmë. Kryerja e root-it në një telefon ua mundëson përdoruesve që të marrin kontrollimin e plotë mbi pajisjen, por Superuser është aplikacioni që ofron sustën për kontrollim. Me aplikacionin Superuser të instaluar, secili aplikacion që kërkon privligjete root për të funksionuar do të duhet të kërkojë leje dhe një lajmërim i ri do të shfaqet me opsionin për t’i dhënë këto privilegje. Ky aplikacion mund të quhet si mjaft i nevojshëm për secilin.

Titanium Backup automatikisht ruan sistemin tuaj

Titanium Backup është një aplikacion mjaft i dobishëm. Jo vetëm që bën një ruajtje të aplikacioneve, por mund të ruajë të gjithë aplikacionet dhe të dhënat në këta aplikacione dhe mund të fshijë aplikacionet – edhe aplikacionet për sisteme ose bloatware. Kryerja e disa ruajtjeve të rregullta të të gjitha aplikacioneve (dhe të dhënave të tyre) mund të ju sigurojë që kurdo që prishni ndonjë gjë, le të themi në përpjekjen për të instaluar një ROM, ju thjesht mund të keni çdo gjë si më parë, duke mbyllur telefonin dhe duke filluar nga scratch.

 ShootMe merr pamje të ekranit me lëkundje

 Është një fakt trishtues që Android nuk ka ndonjë rrugë për të marrë pamje të ekranit të vet. ShootMe është një aplikacion i thjeshtë që rregullon gjendje, por ka nevojë që fillimisht telefoni të bëhet root. Veçoria shumë e mirë e ShootMe është që ua mundëson që të zgjedhni nga shumë mundësi për të vendosur se çfarë shkaktori do të jetë për të kapur një pamje të caktuar të ekran it – duke lëkundur telefonin, duke mbuluar sensorin e dritës apo duke bërë zhurmë.

Metamorph mundëson stolisje

Metamorph është një aplikacion i vogël që ju mundëson të stolisni secilën pjesë të telefonit tuaj Android duke aplikuar disa skedarë të thjeshtë. Mësimi se si të bëhet stolisja nuk është gjëja më e vështirë në botë, por shumica e përdoruesve nuk mërziten. Pjesët e sistemit që mund të stolisen nga Metamorph janë lockscreen, menytë, aplikacionet e ndryshëm, ose thjesht paraqitjen në ekran.

Adfree bllokon reklamat në telefon

 Adfree mund të jetë një nga aplikacionet më të mirë që kërkojnë root në Android dhe një nga aplikacionet që nuk vërehen derisa të bëni ndonjë përditësim. E tërë ajo se çfarë bën Adfree është që bllokon reklamat, por atë e bën për çdo gjë në telefon. Pasi që aplikacioni punon duke bllokuar faqet që ofrojnë reklama në nivele të ndryshëm të adresave IP, ky aplikacion nuk e ngadalëson ndaljen e sistemit tuaj dhe kryen një punë mjaft të mirë. Edhe nëse nuk ju bezdisin reklamat në shfletues, aplikacionet që janë falas bëhen më të pranueshëm, pasi që shumë prej tyre paraqiten për të prishur përvojën tuaj.

SSH Tunnel enkripton të gjithë trafikun e internetit në telefon tuaj

 Ky aplikacion mundëson që një telefon Android të kyçet në internet duke përdorur një kanal ssh për një lidhje tërësisht të sigurtë. Është një gjë mjaft e mirë për këto kohëra kur nuk merrni ndonjë sinjal, jeni bllokuar në punë ose në një dyqan që ka vetëm Wi-Fi publik dhe ju keni nevojë që të siguroheni që askush nuk është duke futur hundët në të dhënat tuaja personale në kohën kur ju mbase kyçeni në faqe si Gmail, Facebook, Twitter etj.

Tasker mund të automatizojë gjëra

Tasket vetvetiu nuk kërkon privilegje root për të punuar, por disa nga veçoritë e tij më mbresëlënëse kërkojnë privilegje. Gjëja të cilën e bën ky aplikacion është që automatikisht mund të rregullojë sasinë e energjisë të cilën duhet ta përdorë telefoni. Duke ja bërë root është gjëja e cila e mundëson kryerjen e këtij procesi.

SetCPU kontrollon shpejtësinë dhe gjendjen e procesorit

SetCPU ka qenë dhe mbetet një vegël shumë e dobishme që e arsyeton kryerjen e root-it për shpejtësinë e procesorit në telefonin tuaj Android. SetCPU ia mundëson përdoruesit që të ndërmarrin kontrollin e plotë mbi atë se sa shpejt, ose ngadalë, do të funksionojë procesori në një kohë të caktuar. Si shembull, SetCPU mund të detyrojë procesorin që t’i ulë të gjitha opsionet kurdo që ekrani është i ndalur dhe të përdoret një vlerë në mes 240MHz dhe 806MHz sipas nevojës kur telefoni është duke u përdorur. SetCPU mund të ndihmojë në sigurimin që të mos harxhohet bateria më shpejt dhe të veprojë sipas një rregulli që ju përshtatet. Kursimet e baterisë dhe funksionimi i rregulluar sipas nevojës mund të jenë arsye të fuqishme për ta përdorur këtë aplikacion.

Busybox i shton urdhërat e Linux-it në sistemin tuaj Android

 Busybox quhet shpesh “Ushtria e thikës zvicerane e Linux-it të futur”, sepse ai është i këtillë. Nuk është vetëm si një aplikacion i zakonshëm që funksionon, për në vend të kësaj, ky aplikaicon ofron të gjithë urdhërat që janë në Linux/UNIX.

Wireless Tether e kthen telefonin tuaj në një cak për Wi-Fi

Dhe për fund, Wireless Tether. Për shumë përdorues, kjo veçrori është një nga gjërat më të rëndësishme në pajisjet mobilerike, kështu që mundësia për ta pasur këtë veçori është mjaft e kërkueshme. Wireless Tetther e kthen telefonin tuaj Android, në një cak Wi-Fi për secilën pajisje të afërt që e do atë. Është mjaft i thjeshtë, por këtë aplikacion mund ta përdorin vetëm telefonat në të cilët është kryer root-i.

Ka edhe shumë aplikaicone të tjerë që punojnë vetëm me telefonat të cilët janë bërë root dhe, nëse e dini ndonjë aplikacion të mirë, na shkruani në komente./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>