Lajmet

Top 10 blerjet më të mëdha dhe më të mira të Google

Jul 22 2012
0 Shpërndarje
Top 10 blerjet më të mëdha dhe më të mira të Google

Google ka një reputacion si një ndërmarrje mjaft inovative, por në fakt kjo ndërmarrje ka mjaft sukses për shkak të blerjeve që ka bërë gjatë viteve të fundit. Sa i përket blerjes së fundit të Motorolas nga Google, nëse mendoni rreth rrjedhës për fitimet në të ardhmen, blerja e YouTube ishte vërtetë e mahnitshme. Kështu, Google e bleu fituesin në një treg i cili kryeson dhe ka mundësuar ngritjen e mëtejshme të këtij kryesuesi pa pazarllëqe. 

YouTube do të jetë dhurata që do të mundësojë të hyra për vite të shumta. Ngjashëm, Android për momentin duket si një blerje e shkëlqyer që Google e ka marrë nga para-lëshimi, i cili paraqet sistemin e dytë operativ në pesë vitet e fundit.  

S’ka dyshim se blerja prej 12.5 miliardë dollarësh e Motorolas nga Google do të jetë mbase edhe blerja më e madhe që është bërë ndonjëherë – më tepër se katërfish në krahasim me udhëheqësin e kaluar DoubleClick,  sa i përket blerjes.  

Dihet gjithashtu që Google ka shpenzuar më tepër se 10.2 miliardë dollarë për të blerë gati 200 ndërmarrje që kur ishte bërë ndërmarrje publike në vitin 2004. Google në parim bleu AdSense, që paraqet platformën për pagim të kërkimeve që e bëri atë një shtëpi të fuqishme financiare, nga Applied Semantics, në vitin 2003.  

Me 70 miliardë dollarë pasuri, ndërmarrja ka shfrytëzuar modelin e zgjerimit të biznesit përgjatë blerjeve më tepër se një herë.  Radhitja e mëposhtme paraqet listën e top 10 blerjeve më të mëdha të Google në vlerë monetare:  

Motorola Mobility (2012)  

Google ka përmbushur blerjen e prodhuesit të telefonit celular, Motorola Mobility, për 12.5 miliardë dollarë në një marrëveshje të tërë në para të gatshme. Google bleu Motorola Mobility për 40 dollarë për aksion në para të gatshme. Kjo paraqet marrëveshjen më të madhe që ka  nënshkruar Google në historinë e vet 14 vjeçare. Këto dy ndërmarrje lajmëruan arritjen e një marrëveshjeje rreth nëntë muaj më parë.  

Ndërmarrja Google me blerjen e Motorola Mobility Holdings ka marrë më tepër 17,000 patenta. Duke i pasur të drejtat për këto  patenta, ato ndërmarrjes Google dhe prodhuesve mobilë të cilët mbështeten në softuerin Android do t’ju ofrojnë armë të vlefshme në një garë me armatosje intelektuale  me ndërmarrjen Apple, Microsoft dhe gjigantët tjerë teknologjik.   

DoubleClick (2008)  

Google bleu ofruesin e shërbimeve të reklamimit online për 3.2 miliardë dollarë për të ndihmuar në       ofrimin e reklamave multimediale më dinamike, përveç lidhjeve (ang. links) të shkurta tekstuale që paraqiten afër rezultateve të kërkimit. Blerja e DoubleClick e lëshoi ndërmarrjen Google në një biznes rreth dukjes së reklamave.  Google mburret që është duke i marrë 2.5 miliardë dollarë gjatë vitit nga paraqitja, por rreth 1 miliard dollarë tek kjo është nga YouTube. Blerja e DoubleClick ishte një gjë shumë më e shpejt dhe më e lehtë se sa ndërtimi i një biznesi të paraqitjes nga zeroja.   

YouTube (2006)  

Duket si një gjë mjaft  e thjeshtë, por Google bleu portalin e videove në vitin 2009, ishte një rrezik i madh: YouTube ishte mbushur me përmbajtje e cila ishte ngarkuar nga përdoruesit pa leje dhe kështu Google u ballafaqua me procese gjyqësore miliarda dollarëshe. Blerja prej 1.76 miliard dollarësh nga Google e YouTube ishte si një lloj basti.  Google me shkathtësi negocioi kontrata me poseduesit e përmbajtjes dhe institucionalizoi një rregull të arsyeshëm të shuarjes dhe si rezultat YouTube lulëzoi – analistët vlerësojnë që ky portal tani është fitimprurës dhe sjell më tepër se 1 miliard dollarë në vit.  

AdMob (2010)  

AdMob ishte blerë në vitin 2009 teksa Google kërkonte një zgjerim të biznesit të reklamimit në       celularë të bazuar në Ueb apo brenda aplikacioneve. Google pagoi 681 milionë dollarë në aksione për të blerë këtë shërbim që ofron reklama në një lëvizje për të shtyrë përpara këtë treg i cili rritet shpejt. Sidoqoftë, ekzekutivët e AdMob janë larguar – duke përfshirë ish-shefin ekzekutiv, Omar Hamoui – dhe burimet kanë thënë që integrimi nuk po shkon edhe aq mirë.  

ITA Travel Services (2011)  

Një ndërmarrje e specializuar për informacionet rreth fluturimeve u ble nga Google në vitin 2010 si       një rrugë për të ofruar shërbime informuese rreth udhëtimeve “në-shtëpi” si çmimet e fluturimit dhe marrëveshjet e ofruara nga linja ajrore. Blerja prej 676 milionë dollarësh e këtij ndjekësi të udhëtimeve në linja ajrore ndihmoi që Google të futet në tregun online të udhëtimeve, megjithëse duhej të bënte       lëshime të mëdha në mënyrë që të pastronte pengesat nga rregullatorët. Oferta morri ankesa nga sfiduesit të cilët mbështeten në shërbimin e ITA-së, por furnizuesit me këto informacione e aprovuan atë me disa kushtëzime.  

Postini Email Security Services (2007)  

Google bleu ndërmarrjen për siguri të emailit për 546 milionë dollarë për të forcuar sigurinë dhe       produktet e ngarkesave që ju ofron bizneseve. Google bleu këtë ndërmarrje në qershorin e vitit 2007 dhe ndërlidhi shërbimet e veta për email, si bllokim të spamit dhe arkivimin në Gmail për përdoruesit e biznesit.  

Slide Social Gaming (2010)  

Kur Google filloi të zhvillojë vegla alternative për rrjetet sociale dhe aplikacione mobile për të garuar me Facebook, ndërmarrja bleu Slide.com, në vitin 20010, që paraqet një zhvillues të aplikacioneve për rrjete sociale, për 182 milionë dollarë.  Sidoqoftë, Slide ende vepron si një qenësi e ndarë brenda Google       dhe nuk duket se kontribuon aq shumë në Google+, që paraqet nismën e re sociale të ndërmarrjes Google.  

Widevine Technologies (2010)  

Google pagoi 158 milionë dollarë para të gatshme për këtë softuer ofrues të menaxhimit të të drejtave digjitale, të cilin Google e përdori për të siguruar përmbajtjen online të videove.  

On2 Video Compression (2010)  

Google pagoi 123 milionë dollarë për On2, një ofrues ky i teknologjisë së shndërrimit të videove       digjitale, për të ndihmuar në shkurtimin e shpenzimeve të benduidthit në YouTube. Verën e kaluar, Google njoftoi që do të bënte kodekun VP8 të videove me burim të hapur, të cilin e fitoi me On2 dhe e riemëroi si WebM. Google që atëherë është përpjekur që të shtyjë WebM si një zëvendësim për H.264, që është një standard shumë më gjerë i përdorur për videot në Ueb.  

dMarc (2006)  

Kjo paraqet një gabim: në vitin 2006, Google bleu dMarc Broadcasting dhe inkorporoi ndërmarrjen në programin e vet AdWords, duke zgjeruar arritjen e vet reklamuese në industrinë e transmetimit në radio. Google pagoi 102 milionë dollarë për këtë platformë për vendosje automatike të reklamave në radio dhe ofroi një garanci të madhe prej 1.1 miliard dollarësh duke u bazuar në funksionim. Por biznesi kurrë nuk u zhvillua dhe Google ndali programin në mesin e vitit 2009.  

Applied Semantics (Adsense)  

Ju mund të mendoni që Android ose YouTube janë blerjet më të mira të të gjitha kohërave të cilat i ka realizuar Google, por nga një këndvështrim ROI (Rikthim në Investime) është vështirë të mposhtet Applied Semantics, që ndërtoi AdSense – platformën e pagimit për reklamat në kërkime që është ende përgjegjëse për shumicën e të hyrave për ndërmarrjen Google. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>