Lajmet

Top 10 lojërat e vitit 2012

May 22 2012
0 Shpërndarje
Top 10 lojërat e vitit 2012

Pjesa e parë e vitit 2012 ka qenë relativisht e bujshme për të pasionuarit e lojërave kompjuterike. Loja legjendare Diablo është rikthyer tani me pjesën e tretë, Diablo III, së bashku me kryetitujt si Fez dhe Mass Effect 3. Më poshtë do të gjeni dhjetë lojërat më të mira të vitit 2012 gjer më tani, e pjesa e dytë e këtij viti pritet të sjellë tituj edhe më të mëdhenj dhe orë të tëra pagjumësie për adhuruesit e lojërave.

Diablo III

Pas një mungese mëse 12 vjeçare, rikthehet njëra ndër lojërat më të mëdha pioniere RPG. Diablo III sërish renditen në krye të listës si loja më e mirë për të humbur orë të tëra duke prerë demonë me butonin e majtë të miut.

Një vështrim të lojës DIABLO III mund ta lexoni në GameWorld.al 

Trials Evolution

“Biçikletë në steroide” kjo lojë është përshkruar si loja më e mirë me motoçikletë në 2D. Kjo lojë është pasardhëse e Trials HD dhe përfshinë vetinë multiplayer dhe mundësinë për të krijuar etapa, si dhe opcionin për të mësuar se si luhet me këtë lojë.

 

Fez

Sipërfaqësisht, Fez duket si një lojë enigmë me dredhi të mençura: Ju duhet të rrotulloni pamjen tuaj në një botë 2D për të zbuluar rrugë të reja dhe dyer të fshehura. Por, prapa këtij ndryshimi të perspektivës është një vrimë lepuri, ku asnjë video-lojë nuk është e sigurtë nga dekonstruktimi. Fez është një nga lojërat më të mira të vitit 2012, së paku gjer më tani, dhe e vetmja që vërtetë mund ta bëjë mendjen tuaj kaçamak.

Mass Effect 3

Mass Effect 3 është një finale epike plotësisht e merituar e kësaj serie. Vendimet e lojtarëve nga lojërat e kaluara shpaguhen në përgjithësi, derisa karakteret favorite rishfaqen sërish, sigurisht nëse kanë mbijetuar betejat e mëhershme. Lojëra me armë ndjehet më e ngushtë se gjithmonë, dhe resurset galaktike ofrojnë pamje më të mprehta.

Journey

Pa armë, pa përbindësh, pa dhunë. Në Journey, ju luani në një entitet të veshur me mister, entitet i cili është i mbushur me shkretëtira, male, dhe qytete të humbura, ndihmuar nga lojtarë anonimë që takoni gjatë rrugës. Loja nuk është më e gjatë se një film; sidoqoftë, eksperienca e bën atë më të afërt me lojtarin.

The Witcher 2: Assassins of Kings

Këtë vit, përdoruesit e Xbox 360 më në fund do të përjetojnë kënaqësinë e lojës favorite RPG, duke kontrolluar Geralt-in e Rivia-s derisa ai shpërthen rrugën e tij në Mbretëritë e Veriut. Vetia më e mirë për The Witcher 2: Assassins of Kings është forca morale ku lojtari mund të marrë vendime të pavarura, vendime të cilat shihen rrallë nëse zgjedhja ishte e duhura apo e gabuara.

SSX

EA gjithnjë ka dominuar në lojërat me sportin në borë, duke lidhur malet reale me kërcime dhe numra të pabesueshëm. Si rezultat kemi një lojë që kapë shpirtin e sporteve dimërore ekstreme pa u brengosur shumë për realitetin e bezdisshëm.

Max Payne 3

Me përjashtim të filmit të harruar dhe deri diku të dëshpërueshëm, Max Payne ka qenë në errësirë pothuajse për një dekadë rresht. Seria rikthehet pa ndonjë atmosferë të zhanrit noir dhe komik që kishin dy lojërat paraprake. Megjithatë këtë e zëvendëson dialogu i mprehtë i përzier me skena të vazhdueshme me armë. Max na tregon që akoma di të bëjë hyrje mjeshtërore.

Draw Something

Draw Something (vizato diçka) nuk është loja e parë mobile e bazuar në stilin e lojës Pictionary që kemi parë deri tani. Por, lidhjet e saja me Facebook, dizajni i thjeshtë, dhe sistemi i pikëve e kanë kthyer këtë lojë në senzacion. Suksesi i lojës ka bërë OMGPOP të blihet nga kompania Zynga. Ndoshta pasioni për këtë lojë nuk do vonojë shumë, por gjatë 2012-tës njerëzit janë bashkuar falë kësaj loje, një mision i vërtetë i lojërave sociale.

Swordigo

Njerëzit të cilët mendojnë që iPad nuk është një pajisje serioze për lojëra, atëherë ata sigurisht akoma nuk kanë provuar Swordigo. Kjo lojë 2D vjen në stilin e Zelda 2 dhe është e mbushur me një nivel të lartë dizajni dhe disa elemente të thjeshta RPG për të mbajtur lojtarët tek kjo lojë. Filloni duke luajtur një betejë të gjatë dhe mund të jeni të shtrënguar të vazhdoni edhe kur jeni në shtëpi pranë një konzolle të vërtetë lojërash. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>