Analiza

Top 13 kompanitë aziatike që synojnë të rrëzojnë dominimin e Samsung dhe Apple (Pjesa III)

Nov 7 2013
0 Shpërndarje
Top 13 kompanitë aziatike që synojnë të rrëzojnë dominimin e Samsung dhe Apple (Pjesa III)

Nga Indonezia e panjohur për ne dhe egzotike na vijnë madje katër prodhues të smartfonëve të cilët në të ardhmen e afërt mund të jenë “lojtarë” të rëndësishëm në tregun e telefonëve të mençur. Ja tregimi interesant nga ky vend.

7. Smartfren – dallohet nga prodhuesit tjerë për atë se bëhet fjalë për kompani telekomi. Kjo kompani ka më shumë se 12,5 milion abonues, ndërsa në tregun vendas indonezian me shumë sukses shesin edhe pajisjet e tyre me çmime shumë të volitshme.

Top modeli: Smartren Andromax U 4.5 Limited – ka ekran 4,5 inç prej 960×540 piksel, procesor Snapdragon 1,2 GHz, kamerë 8MP/2MP, Android 4.1, çmimi 153 $ (i dekoduar).

smartphon top138. Evercoss – për nga dizajni ndoshta smartfonët e tyre janë më të dobtit, por Evercoss disi po arrin me konfigurime solide që ti përfitojë blerësit. Një e treta e shitjeve të tyre janë telefonat e mençur, ndërsa kjo kompani prodhon edhe tabletë.

Top modeli: Evercoss A66 – ekran 5 inç me rezolucion 960×540 piksel, procesor 1,2 GHz, kamerë 13MP/2MP, Android 4.2, çmimi 170 $ (i dekoduar).

smartphon top13 19. Cyrus – pajisjet e kësaj kompanie janë të ngjashëm me ato të Evercoss, pra për nga pamja. Por, shiten me një çmim dyfish më të ulët se modelet e kompanisë Xiaomi. Kryesisht modelet e kësaj kompanie gjenden në tregjet me modelet më të lira. Indonezia është vend i njohur për “dashuri” ndaj pajisjeve BlackBerry dhe BBM Messenger-it, kështu që mençurisht janë menduar që të instalojnë në pajisjet e tyre BBM-në.

Top modeli: Cyrus Cerry – ka ekran 5,3 inç me rezolucion 960×540 piksel, procesor katërbërthamësh me fuqi 1,2 GHz, kamerë 8MP/0,3MP, Android 4.1, çmimi 160 $ (i dekoduar).

smartphon top13 210. Mito – kjo kompani shet tabletë, telefona të thjeshtë dhe smartfonë. Pajisjet e tyre i shesin kryesisht në Indonezi, por edhe në Indi. Llogaritet se këtë vit do të shesin rreth 2 deri 3 milion pajisje.

Top model: Mito A355 – ekran 4,8 inç me rezolucion HD 720 pikselë, procesor katërbërthamësh 1,2 GHz, kamerë 12MP/2MP, Android 4.2, çmimi 180 $ (i dekoduar).

smartphon top13 3Pjesën e parë të kësaj historie interesante mund ta lexoni këtu:

Top 13 kompanitë aziatike që synojnë të rrëzojnë dominimin e Samsung dhe Apple (Pjesa I)

Ndërsa pjesën e dytë mund ta lexoni këtu:

Top 13 kompanitë aziatike që synojnë të rrëzojnë dominimin e Samsung dhe Apple (Pjesa II) (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>