Analiza

Top 13 kompanitë aziatike që synojnë të rrëzojnë dominimin e Samsung dhe Apple (pjesa IV)

Nov 9 2013
0 Shpërndarje
Top 13 kompanitë aziatike që synojnë të rrëzojnë dominimin e Samsung dhe Apple (pjesa IV)

“Udhëtimi” ynë i fundit teknologjik në vendet e largëta aziatike të cilat seriozisht e kërcënojnë dominimin e Samsung dhe Apple përfundon në Malejzi, Tajlandë dhe Vietnam. Shkojmë me radhë…

Ninetology

11. Ninetology – kompani e cila vjen nga Malejzia. Pajisjet e tyre janë të dizajnuar në mënyrë kujdesshme dhe duken shumë bukur. Është kompania e dytë në vend për nga shitja e pajisjeve mobile, kryesues është Samsung. Këtyre ditëve kanë filluar shitjen edhe në tregun e Indonezisë.

Top modeli: Ninetology Z1+ – ekran 5 inç me rezolucion HD 720p, procesor katërbërthamësh Mediatek me fuqi 1,2 GHZ, kamera 13MP/5MP, Android 4.2, çmimi 410$ (i dekoduar).

I-Mobile

12. I-Mobile – është kompani tajlandeze e cila në fillim kryesisht kopjonte prodhuesit e tjerë, por kohëve të fundit ka filluar të prodhojnë smartfonë të dizajnuar me Android. Siç dihet se tajlandezët janë të çmendur pas fotografive dhe Instagram-it, kryesisht në pajisjet e tyre integrojnë kamera më të fuqishme.

Top modeli: I-Mobile IQ XA – ekran 4,7 inç me rezolucion HD 720p, procesor katërbërthamësh Mediatek 1,2 GHz, kamera 18MP/8MP, Android 4.2, çmimi 283$ (i dekoduar)

FPT

13. FPT – prodhuesi i fundit në tregimin tonë ekskluziv vjen nga Vietnami. Kjo kompani është pjesë e një konglomerati më të madh, ndërsa merren edhe me tregtinë e telekomit. Këtë vit pritet që të shesin 600.000 telefona, nga të cilët madje 70% janë smartfonë.

Top modeli: FPT IV – ekran 4,5 inç dhe rezolucion 960×540 pikselë, procesor katërbërthamësh Snapdragon 1,2 GHz, kamera 5MP/0,3MP, Android 4.1, çmimi 175$ (i dekoduar).

Samsung dhe Apple nuk duhet vetëm të mendojnë për këtë konkurrencë. Për ne ndoshta duken të parëndësishëm, por këto janë kompani të cilat po rriten shumë shpejtë dhe kanë çmime dukshëm më të mira dhe atë se çfarë smartfonët e tyre ofrojnë. Kohëve të fundit konkurrenca po bëhet shumë e fortë edhe nga brendet e njohura botërore si LG, Huawei, HTC dhe Motorola.

Kjo nuk është e tëra. A e dini se kush është konkurrenti më i fortë i Samsung-ut në tregun aziatik? Nuk do ta besoni, por ai është Lenovo. Kjo kompani të cilën më shumë e njohim si prodhues të kompjuterëve, e së fundmi u bë prodhuesi më i madh i kompjuterëve në botë, por në Azi, e sidomos në tregun kinez ka shitje shumë të mira të smartfonit të vet.

Shpresojmë të ju kemi argëtuar dhe informuar njëkohësisht me vështrimin tonë të prodhuesve të smartfonëve aziatik. Ky është vetëm fillimi, do të dëgjojmë ende shumë rreth këtyre “lojtarëve”…Nëse ende mendoni se kjo është e pamundur kujtojeni këngën të kënduar nga Bob Marley e cila shkon kështu disi:

“If you are a big tree, we are a small axe, sharp and ready, ready to cut you down.”

Ndërsa pjesën e tretë të kësaj historie interesante mund ta lexoni këtu:

Top 13 kompanitë aziatike që synojnë të rrëzojnë dominimin e Samsung dhe Apple (Pjesa III) (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>