Vëzhgim

Top 4 betejat për pirateri në internet

Jun 17 2011
0 Shpërndarje
Top 4 betejat për pirateri në internet

Këtu mund të shihni pesë ‘përplasje’ të cilat kanë bërë lëmsh autoritetet dhe industritë e argëtimit.

1. The Pirate Bay

Faqja më e madhe që ndjek BitTorrent-in në ueb zbatitet me shkelje e të drejtave të autorit. Kjo pasi që kjo faqe ka tërhequr mbase më së shumti sulme ligjorë se sa ndonjë uebfaqe tjetër.

Në vitin 2009 tre administratorë të faqe dhe investuesi i tyre ishin dënuar për shkelje të të drejtave të autorit në një gjykatë në Stokholm. Secili ishte dërguar në burg për një vit dhe miliona dollarë gjoba u paguan, por uebfaqja ende është online dhe këta të katër ende janë të lirë. Çështja është duke shkuar nëpër proceset gjyqësore në Suedi, e cila mund të marrë vite.

2. TV-Links

Në vitin 2007, David Rock, një inxhiner kompjuterik, 26 vjeçar, nga Cheltenham ishte arrestuar për veprimtarinë e faqes TV-Link.co.uk, uebfaqe që ofron lidhje (ang. link) të filmave të piratizuar dhe TV, ngjashëm si TVShack.

Arrestimi i tij ishte si rezultat i bashkëpunimit në mes të Policisë Gloucestershire, oficerëve lokalë standardë dhe FACT, që është grupi për mbrojtjen e të drejtave autoriale për industrinë e filmit në Mbretërinë e Bashkuar. Kur çështja erdhi në gjykatë, mbrojtja me sukses tha që TV-Links ishte titulluar kështu për të thjeshtësuar mbrojtjen e materialit nën ligjin Evropian dhe nuk mund të quhej si fajtor për shkelje të materialit që përfshihej në këtë faqe.

Çështja ishte mbyllur.

3. OiNK

OiNK ishte një uebfaqe vetëm për njerëz që janë të regjistruar që ndihmoi përdoruesit që të gjejnë muzikë pa pagesë nga burime të ndryshëm. Administratori i kësaj faqeje, Alan Ellis, 24 vjeçar, ishte arrestuar në një bastisje të profilit të lartë në muzgun e një dite në vitin 2007, në shtëpinë e tij në Middlesbrough. Shumë përdorues ishin arrestuar përgjatë vendit.

Në gjykimin e tij gjatë vitit të kaluar, mbrojtja e Ellis tha që OiNK ishte nuk ndryshe nga Google në ofrimin e lidhjeve (ang. links). Gjykata anonimisht e liroi atë.

4. Jammie Thomas

Capitol Records paditi banoren e Minesotas, Jammie Thomas, në vitin 2006 për shkarkim të paligjshëm dhe shpërndarje të 24 këngëve përgjatë Kazaa-s, një rrjet për shkëmbin të skedarëve.

Ajo mohoi zgjidhjen e çështjes jashtë gjykatës dhe, pas tre proceseve gjyqësorë, ishte marrë vendimi që të paguhen dëmet e 1.5 milion dollarë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>