Harduer

Top dhjetë printerët e muajit qershor 2011

Jul 5 2011
0 Shpërndarje
Top dhjetë printerët e muajit qershor 2011

PrinterComparison thekson se printerët e renditur në listë janë më të shikuarit në kuadër të faqes së saj gjatë muajit qershor 2011, por nuk janë domosdoshmërisht më të mirët apo më të popullarizuarit, por në përgjithësi janë printer për ju, vizitorët e faqes, dhe janë më të kërkuarit dhe më të shikuarit. 

1. HP LaserJet Pro CM1415fnw – Ky printer i HP është renditur në majë të listës, edhe pse nuk ka pasur analizë të përgatitur për të nga ana e Printer Comparison deri në javën e dytë të muajit qershor. Printeri 4-në-1 që printon, skanon, kopjon dhe dërgon faks, veçohet me teknologjinë ePrint të HP, rezolucion printimi 600 x 600 dpi, ekran 3.5 inç me ngjyra, feeder automatik të dokumenteve 35 faqësh, USB port dhe WiFi të integruar. (Çmimi: rreth 199 dollarë)

2. Canon Pixma ix6520 – Është printer me një funksion të vetëm dhe me një dizajn të gjerë të bazuar në tipin inkjet, dhe ka dimensione prej 13 x 19 inç. Veçori tjera përfshijnë shpejtësi printimi deri në 11.3 ipm në të zezë dhe deri në 8.8 ipm në print me ngjyra, kapacitet letrash deri në 150 fleta, rezolucion printimi 9600 x 2400 dpi me ngjyra dhe USB port. (Çmimi: rreth 169 dollarë)

3. Canon Pixma MP280 – Ky inkjet të-gjitha-në-një është printer me aftësi të mira skanimi. Ka një rezolucion maksimal printimi prej 4800 x 1200 dpi dhe 1200 x 2400 është rezolucioni maksimal i skanimit. Ai ofron shpejtësi printimi prej 10 ppm për printim bardh e zi dhe 8 ppm me ngjyra. Madhësia maksimale e letrës 8.5 x 11.7 inç. (Çmimi: rreth 49.95 dollarë)

4. Canon Pixma MG5220 – Ky printer ofron tekst kualitativ në printim dhe printime të fotografive gjithashtu në kualitet të lartë, e në anën tjetër konsumon pak rrymë, ka auto duplexing, USB në pjesën e përparme, furnizim me letra në dy vende, softuer të mirë (me Full HD Movie Print dhe Memory Card Import) dhe një Panel Kontrollimi të lehtë për tu shfrytëzuar. (Çmimi: rreth 99.99 dollarë)

5. HP Officejet 6500A Plus e-All-in-One – Ky printer ofron aftësi për faks, skanim, printim dhe kopjim, me wifi të integruar, kualitet laserik dhe printime me bardh e zi me shpejtësi prej 10 ppm dhe 7 ppm për printime me ngjyra. Rezolucioni i printimit është 4800 x 1200 dpi, ka ePrint teknologji, duplexing automatik, kasetë për 250 fleta, etj. (Çmimi: rreth: 149.99 dollarë)

6. Canon Pixma MX882 – Ky printer Të-gjitha-në-një është shumë i përshtatshëm për zyre të vogla dhe zyre të shtëpisë. Ka shpejtësi printimi prej 12.5 ipm në të zezë dhe 9.3 ipm në kolor, një LCD 3 inç me Panel të Dyfishtë Funksional, duplexing automatik dhe WiFi të integruar.(Çmimi: rreth 149.99 dollarë)

7. Brother MFC-7860dw – Një printer multifunksional laserik me shpejtësi printimi prej 27 ppm, duplexing automatik, funksionalitet të avancuar të skanimit, WiFi, aplikacion Brother iPrint&Scan, dhe 1 vjet garancion. (Çmimi: rreth 300 dollarë).

8. Canon Pixma MX360 – Ky injket të-gjitha-në-një është paraqitur në treg për të plotësuar nevojat e zyrave të vogla dhe zyrave të shtëpisë. Ai ka një rezolucion maksimal printimi prej 4800 x 1200 dpi, ka shpejtësi printimi prej 8.4 ppm në të zezë dhe 4.8 ppm me ngjyra, dhe vend për 30 letra për printim. (Çmimi: 599.99 dollarë)

9. Xerox WorkCentre 6505dn – Ky është një printer laserik jo aq i kushtueshëm që shërben mjaft mirë në zyre të vogla. Veçohet me printim, skanim, kopjim dhe faks, si dhe me funksionalitet për email. Ka shpejtësi printimi prej 24 ppm, rezolucion printimi prej 600 x 600 x 4 dpi, USB port, vend për 250 letra, procesor 533 Mhz, dhe 256 MB memorie. (Çmimi: rreth 749.99 dollarë)

 

10. Canon Pixma MX870 – Ky printer ofron skanim, printim, kopjim dhe faks në një vend, si dhe shpejtësi printimi prej 9.4 ipm në të zezë, auto duplexing, LCD 2.5 inç, Canon Easy Scroll Wheel, dy vende për furnizimi me letra, dhe një bashkësi prej pesë ketrixhave individual. (Çmimi: rreth 199.99 dollarë)

 
Informacion: Çmimet, fotografitë dhe detajet janë marrë prej http://www.printercomparison.com

Tags >

printer
Lajmet e fundit>