Biznes

Top fabrikat e Apple janë duke punësuar numër rekord të punëtorëve për iPhone-in e ardhshëm

Jun 24 2014
0 Shpërndarje
Top fabrikat e Apple janë duke punësuar numër rekord të punëtorëve për iPhone-in e ardhshëm

Apple-logoNë një shenjë të qartë që jemi futur në “territorin” e iPhone 6, mediat në Tajvan janë duke raportuar që dy bashkëpunëtorët më të mëdhenj të Apple janë duke rritur numrin e punonjësve të tyre për të ndihmuar në ndërtimin e pajisjes e cila pritet të lëshohet së shpejti.

Economic News Daily raporton që Foxconn (që njihet në Tajvan si Hon Hai dhe thuhet që prodhon 70 për qind të pajisjeve mobile të Apple) është duke punësuar 100 mijë punëtorë të rinj për të mbuluar kërkesën shtesë për fuqi punëtore. Pegatron, që është kompania që merr pjesën e mbetur nga prodhimi, besohet që është duke shtuar numrin e anëtarëve të vet për një të tretën në një fabrikë kyçe në Kinë.

Sipas traditë së saj, kompania Apple pritet që të lëshojë versionin e fundit të iPhone më vonë gjatë këtij viti. Raporti sugjeron që kjo kompani do të lëshojë edhe orën e vet të parë të mençur gjatë tetorit të këtij viti. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>