Lajmet

Top termat më të kërkuar në Bing për 2012: iPhone 5 dhe Facebook

Nov 29 2012
0 Shpërndarje
Top termat më të kërkuar në Bing për 2012: iPhone 5 dhe Facebook

Lista vjetore e top fjalëve të përdorura për kërkim në Bing tregojnë që Facebook, iPhone 5 i Apple dhe zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjëra mjaft me interes për botën online gjatë vitit 2012.

“Besojeni ose jo, tashmë është koha që të shikoni pas në vitin 2012 dhe të pasqyroni momentet që i ngazëllyen më së shumti amerikanët këtë vit,” shkruhej në postimin në blog nga skuadra e Bing, gjatë ditës së djeshme.

“Nga njëra nga garat më të nxehta zgjedhore në SHBA., madhështinë e Lojërave Olimpike në Londër dhe IPO-të e profilit të lartë deri tek yjet e ngritura, realitetet televizive dhe Gangnam Style, ka qenë një 12 mujor mjaft ngazëllyes”,- shtoi skuadra.

Skuadra e Bingut mori miliarda pyetësorë të kërkimit dhe erdhi me top termat e kërkimit në një llojllojshmëri të kategorive, nga rrjetet shoqërore deri tek lajmet, elektronika konsumuese, olimpiada dhe muzika.

Rrjeti më i kërkuar shoqëror është Facebook dhe nuk është befasi. Është rrjeti më i madh shoqëror në botë. Twitter ishte i rrjeti i dytë më i popullarizuar sa i përket kërkimeve në Bing, i ndjekur nga MySpace, LinkedIn dhe Tumblr.

Top kategoria e kërkimit në elektronikën konsumuese – iPhone 5 i Apple, ishte po ashtu mjaft i përfolur gjatë këtij viti. iPadi i Apple ishte termi i dytë më i kërkuar në këtë kategori, i ndjekur nga pas nga Samsung Galaxy S III, Galaxy S3 dhe lexuesi Kindle i Amazon.

iPhone po ashtu ka kryesuar sa i përket termeve të kërkuara në Google News.

Top kërkime të tjera këtë vit janë zgjedhjet e nëntorit 2012 në Shtetet e Bashkuara, Olimpiada 2012, Uragani Sandy dhe shfaqja televizive Honey Boo Boo.

Fituesit në kategoritë e tjera janë:

• Personi më i kërkuar i vitit – Kim Kardashian

• Ylli sportiv më i kërkuar – Peyton Manning

• Muzikanti më i kërkuar – Justin Bieber

• Pjesëmarrësi olimpik më i kërkuar – Serena Williams

• Filmat më të kërkuar – The Avengers. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>