Vëzhgim

Top uebfaqet më të vizituara për video në Shtetet e Bashkuara

Jul 10 2011
0 Shpërndarje
Top uebfaqet më të vizituara për video në Shtetet e Bashkuara

Në mesin e top vendeve më të vizituar online, MSN/WindowsLive/Bing arriti ngritjen më të lartë vetëm gjatë një muaji, për 29%, e përcjellur nga Fox Interactive Media (21%), Hulu (18%) dhe AOL Media Network (14%).

Shikuesit nga Shtetet e Bashkuara kaluan kohën më të gjatë, gjatë muajit maj, duke shikuar përmbajtjen e faqes Hulu, ku shikuesit mesatarisht kanë kaluar 4 orë e 43 minuta duke shikuar videot nga Hulu përgjatë mbarë uebit. Hulu përcillej nga Ustream.tv dhe Justin.tv – të dy këto uebfaqe kanë paraqitur drejtpërdrejt dasmën mbretërore më 29 prill, duke shkaktuar kështu rritje prej 61%, gjegjësisht 55%.

Me rritjen e kohës kur shikohen mjaft shumë emisione të ndryshëm, ABC Family shënoi rritje për 28%, Lifetime Digital për 12%, Cwtv.com 12% dhe MTV Networks Entertainment & Games 7%./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>